Charles Bukowski: Më thanë… mos u njoh me të… por unë…

bukowski - gjithmonë

Nga Charles Bukowski

Madje më thanë. Mos, as mos e njoh atë!
Ajo është një nga ato të cilën njëherë e fut në zemër dhe nuk mund ta nxjerrësh më kurrë.

Ndërsa unë, si gjithmonë, doja të vë bast. Thashë, ta provoj vetëm, çfarë do të më kushtojë…
Dhe më kushtoi më shumë nga se ç’prisja, më kushtoi netë të panumërta pa gjumë, pritje…

Dhe pavarësisht gjithçkaje që më kushtoi, nëse do të lindja përsëri, përsëri do bëja zgjedhjen e njëjtë.

ObserverKult


charles bukowski nëse, poesi observerkult

Lexo edhe:

BUKOWSKI: M’U DESHËN 56 VJET PËR TA GJETUR… IA VLENTE TË PRISJA

Nga Charles Bukowski

Por kisha edhe fat tjetër: një grua të mirë. M’u deshën 56 vjet për të gjetur Lindën, dhe ia vlente të prisja.
Burri duhet të provojë shumë gra për të gjetur të vetmen që i duhet dhe, po të kishte fat, ajo do t’i bëhej ngaherë krah. Për një burrë do të ishte marrëzi po ta zgjidhte gruan e jetës që në rastin e parë apo të dytë; as nuk e kam idenë se ç’është gruaja.
Ama burri duhet t’u shkojë gjërave deri në fund, dhe kjo nuk do të thotë vetëm të shkojë në shtrat me gratë e të bëjë atë punë një apo dy herë-ai duhet të jetojë me to për muaj e vite.

Unë nuk i qortoj ata burra që kanë frikë ta bëjnë këtë, se kjo do të thotë t’ia kushtosh shpirtin gjithçkaje. Natyrisht, ka njerëz që e ndajnë fatin vetëm me një grua dhe thonë madje se kjo na qenka zgjidhja më e mirë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU