Charles Bukowski: Të flasim… derisa të rraskapitemi…

Charles Bukowski e di...
Charles Bukowski

Ç’do bëjmë atëherë?
Dashuri.
A thua?
Po.
Përkryer! Po zhvishem atëherë.
E pse do zhvishesh?
Që të bëjmë dashuri.
E kush të ka thënë se duhet të zhvishesh për këtë?
Po mesa di unë, kështu bëhet!
Jo, s’ është dashuri ajo, është zotërim.
S’ po kuptoj fare, e si bëhet? 
Ashtu e veshur, kuvendojmë derisa të lodhemi, derisa t’ ia dalim të lexojmë njëri – tjetrin, derisa ta dimë gjithçka përmendsh, derisa t’u heqim velin të fshehtave tona më të thella, derisa të shkrihemi veç duke u parë, derisa këta sy të rraskapiten e të më shtrëngojnë të fle.
E a do rrekesh t’ i mbash ende çelur?
Po, vetëm për të të soditur.

Ujdisi në shqip: Rielna Paja

ObserverKult


Charles Bukowski ku shkon

Lexo edhe:

BUKOWSKI: NUK MË TMERRON VDEKJA POR JETA QË DISA NJERËZ E JETOJNË…

Nga: Charles Bukowski

Të vajtojmë për vdekjen është e njëjtë sikur të vajtojmë kur një lule e humb ngjyrën. Ajo që më tmerron nuk është vdekja por jetën që njerëzit e jetojnë, ose më mirë thënë, jetën që nuk e jetojnë deri në vdekje.

Ata nuk e respektojnë jetën e tyre, ata shurrojnë mbi jetën e tyre, ata dhjesin mbi jetën e tyre. Pafundësisht budallenj.

Shumë të fiksuar me seksin, filmat, paratë, familjen… Kokat i kanë të mbushura me pambuk. Ata ndizen në Zotin pa menduar aspak, ata ndizen në atdhedashurinë pa menduar aspak.

Shpejt harrojnë të mendojnë me kokën e tyre, i lejojnë të tjerët të mendojnë në vend të tyre. Duken të shëmtuar, flasin shëmtuar, ecin shëmtuar. Ua këndoni atyre këngën më të mrekullueshme të shekullit, ata nuk do ta dëgjojnë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult