Charles Wiles: Nëse dashuria do të ishte si ujë

Nëse dashuria do të ishte ujë
Do t’ju ndërtoja një shatërvan,
Dhe nëse dashuria do të ishte gur
Do t’ju sillja një mal.

Nëse dashuria do të ishte ajër
vorbullat do t’ju lëshoja, t’jua fal,
Por meqë këto, dashuri nuk janë
Unë vetëm veten do t’ju jap.

Përktheu nga anglishtja: Riza Braholli