Cher kujton momentet e fundit me Tina Turner: Ja si ishte takimi ynë i fundit

Vizita e fundit që këngëtarja, aktorja e njohur 77-vjeçare Cher ia ka bërë mikes së saj më të mirë që kishte, Tina Turnerit, pak para se të ndërronte jetë e kujton se ishte veç me të qeshura.

Tina Turner ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare këtë vit, ndërsa ka vuajtur nga disa sëmundje.

Cher së fundmi në një intervistë për People ka folur për miken e saj Turner e cila siç tha ajo zakonisht ishte e dashur dhe e qeshur, ashtu siç ishte edhe në herën e fundit që e takoi.

“Isha për ta parë. Ajo më tha se po ndjehej e lodhur. Por, pastaj pas dy orësh derisa po ecnim nëpër shtëpi, ajo po qeshte. Ajo kishte nevojë veç të fliste. Kjo pra ishte Tina që unë e dua. Ne kaluam shumë mirë dhe folëm për kohërat e vjetra”, tregon Cher.

Ndërsa më tej Cher kujton edhe një dhuratë që pranoi nga e ndjera Turner, një palë taka të larta.

“Unë nuk do t’i përdori. Veç do të më mbesin në dollap”, tregon Cher fjalët e Turner.

E Cher dhe Turner kanë pasur pothuajse pesë dekada shoqëri e cila shoqëri ka filluar atëherë kur Turner është shfaqur në show-in e saj në vitin 1975, në duetin që do të mbahet në mend “Shame shame shame”.

Turner ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Küsnacht afër Zurihut. Ndërsa Cher e kujton Turner si një nga këngëtaret e mrekullueshme të gjeneratës së saj.

“Nuk ka pasur asnjë person si ajo. As nuk do të ketë një person që do ti ofrohet asaj. Si grua ajo të ka dhënë shumë forcë. Dhe jam e sigurt se ajo ka inkurajuar shumë të rinj, ajo më ka dhënë edhe mua shumë forcë, por njëjtë ia kam kthyer edhe unë. Mendoj se kemi qenë shoqe perfekte për njëra-tjetrën”, tha ajo për fund./bbc

ObserverKult


Lexo edhe:

E DOBËT DHE NË KARRIGE ME RROTA, KJO ËSHTË PARAQITJA E FUNDIT PUBLIKE E TINA TURNER (FOTO)

“Mbretëresha e Rock and Roll-it” Tina Turner u nda nga jeta të mërkurën në moshën 83-vjeçare.

Këngëtarja e njohur vdiq në shtëpinë e saj në Zyrih të Zvicrës pas një “beteje” me një sëmundje të gjatë. Varrimi i saj do të bëhet në një rreth të ngushtë me miq dhe të afërm.

Ndërkohë, Daily Mail publikoi disa foto nga dalja e saj e fundit publike në vitin 2019. Siç shkruajnë ata, Tina dukej e dobët dhe kishte nevojë për ndihmë për të ecur.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult