Chiara Ferragni ka vijuar dhe ka sjellë sërish një mesazh të rëndësishëm me veshjen e saj në qendër të së cilës është të qenit grua.
Ajo ka zgjedhur të jetë si “Rozafa e Shkodrës”, me një fustan ngjyrë floriri që ka lënë njërin gjoks jashtë. Kjo për të treguar se një grua nuk duhet të shihet thjesht si një nënë, por është shumë më kaq.
Edhe ngjyrë, verdhë dhe blu nuk kanë qenë rastësore, por janë si flamuri ukrainas, që sot është në luftë.
Edhe në natën e parë, me 4 fustanet e saj solli mesazhe të forta për një grua që të mendojë e lirë. Pra pa i marrë parasysh paragjykimet që vijnë nga një botë maskiliste./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
“FUSTANI I PATURPSHËM”, CHIARA FERRAGNI JEP MESAZHE PËRMES 4 VESHJEVE NË SANREMO
Blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni u shfaq mbrëmë në Festivalin e Sanremos si kurrë më parë.
Mbrëmë u mbajt nata e parë e festivalit italian “Sanremo 2023”, që këtë vit shënon edicionin e 73-të. Si bashkëprezantuese, Chiara Ferragni ka goditur fort me mesazhet, që i dha përmes veshjeve.
4 fustane për çdo mesazh që ajo dëshiroi të përcillte, nisur nga përjetimet personale të gjykimeve që ka hasur për shkakun që është grua dhe nënë gjithashtu!
Ferragni ngriti zërin fort që gratë të ndjehen lirisht seksi dhe ta ekspozojnë sensualitetin e tyre, pa patur frikë nga paragjykimet, urrejtja e komentet negative! Ajo shprehu dëshirën që vajzat e vogla sot të lirohen nga “kafazi” dhe rregullat patriarkale të shoqërisë. Kjo për t’u bërë në të ardhmen gratë që ato ëndërrojnë!
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult