ChopinPanoFEST Prishtina 2020 shtyhet për në nëntor

Bordi i ChopinPanoFEST Prishtina 2020 përmes një postimi ka njoftuar se për shkak të Koronavirusit ky manifestim muzikor është shtyrë për në nëntor të 2020.

Postimi i plotë:

ChopinPanoFEST Prishtina 2020 ishte planifikuar të fillojë që nga dje, më 8 prill e deri më 29 prill 2020, me një listë pianistësh e muziktarësh të shquar nga bota, rajoni dhe vendi, me një program të pasur me kryeveprat e repertoarit pianistik solo, kamertal dhe orkestral.

Për shkak të pandemisë COVID19, jemi detyruar të shtyjmë festivalin për një kohë më të përshtatshme., në nëntor 2020 (9-30 nëntor). Por, kemi vendosur po ashtu që në datat origjinale të planifikuara të festivalit, t’ju paraqesim artistët pjesëmarrës me paraqitjet e tyre muzikore online, youtube livestream e mënyra të tjera. Deri në kohën kur artistët do të jenë fizikisht në Prishtinë, për të na ofruar kënaqësinë e koncertimit live, para publikut tonë entuziast, urojmë të kënaqeni me prezantimin e pjesshë të programit të edicionit 2020, – thuhet në njoftimin e bordit të këtij manifestimi muzikor.