Cila është arsyeja? Këngëtarja e famshme qan para dhe pas çdo koncerti

Këngëtarja me famë botërore, Adele, ka shumë emocione për muzikën dhe audiencën e saj.

35-vjeçarja së fundmi ka shfaqur koncerte çdo fundjavë në Caesars Palace në Nevada.

Megjithatë, para dhe pas çdo shfaqjeje të saj, Adele është e brishtë. Sipas një raporti të “DailyMail”, ylli i muzikës ka aq shumë emocione të përziera gjatë koncerteve të saj sa nuk mund t’i kontrollojë ato.

Si pasojë, ajo përfundon duke qarë para dhe pas çdo koncerti, siç zbulohet nga një burim pranë saj.

 “Adele po përjeton një sërë emocionesh gjatë performancave të saj. Publiku i saj mund të mos e dijë këtë, por këto shfaqje janë aq të rëndësishme për të sa ajo qan çdo herë para apo edhe pas performancës së saj.

Madhësia e spektaklit dhe suksesi i saj është aq mbresëlënës saqë ajo qan pak para apo edhe pas shfaqjeve”, tha burimi.

Adele do të publikojë një video në lidhje me koncertin e saj të zgjatur së fundmi në Vegas dhe burimi nga Colosseum dhe thuhet kjo do të bëjë që edhe më shumë fansa të dëshirojnë ta shohin atë live./ gazeta-shqip.com

ObserverKult


adele

Lexo edhe:

“AS MOS GUXO”: ADELE NDËRPRET KONCERTIN PËR “TË PENGUAR GODITJEN” ME TELEFON…

Adele ndërpreu koncertin e saj të fundit në Las Vegas për t`i dhënë një goditje trendit në rritje, sipas të cilit fansat qëllojnë artistët me objekte në skenë gjatë performancave të tyre.

Kjo “lojë” e rrezikshme nisi muajin e kaluar Bebe Rexha u godit me celular në fytyrë. Ndërsa së fundi një admiruese hodhi hirin e nënës së saj në skenë. Kjo gjatë një performance të këngëtares Pink. 

Adele e sfidoi si me “shaka” publikun t`i hidhte diçka. “A e keni vënë re se si njerëzit po harrojnë etikën në këto momente”, tha 35 vjeçarja.  “Duke hedhur objekte në skenë, i keni parë? As mos guxoni. Po guxuat të më hidhni diçka, ju vrava”, u shpreh ajo. Ndërsa në dorë mbante një lloj pushke lodër.  

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult