Cilat janë kërkesat e SBASHK-ut, që sipas tyre duhet t’i plotësojë Qeveria?

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), Vjollca Shala mbrëmë shpalosi disa nga kërkesat e SBAShK-ut, të cilat tha se duhet t’i plotësojë Qeveria.

Ajo ndër të tjera, në “Click” të RTV21 tha se duke parë rritjen e çmimeve, Qeveria duhet të shikojë edhe për rritjen e pagave.