.Nëse shkrimtari britanik Xhorxh Oruell do të kishte jetuar më shumë se 47 vjet, ndoshta do ta kujtonim me më shumë ëndje por edhe mister për shkak të “profecive” të tij. Në fakt nuk ka pasur asgjë që ka lindur nga imagjinata e Oruell, dhe që nuk është vërtetuar në realitet.
Nga Giovanbattista Trebisacce*
Apo “Fermën e Kafshëve“, një përrallë alegorike madhështore, që mund të përfaqësojë sot retorikën “Të gjitha kafshët janë të barabarta “, dhe e “demokracisë nga poshtë” nga njerëz që luftojnë kundër establishmentit, dhe që më pas bëhen establishmenti i radhës”. Megjithatë, Oruell tregon një largpamësi profetike, edhe në konsideratat e tij më të thella që synojnë të analizojnë marrëdhëniet e njeriut me të vërtetën.
Reflektimet e tij denoncojnë me vendosmëri rreziqet e një të vërtete të deformuar. Këto janë të prira për të qenë në shërbim të propagandës, retorikës dhe nacionalizmit (tashmë e zëvendësuar nga sovraniteti). Një e vërtetë e burgosur nga lajmet, e kushtëzuar në mos e asgjësuar nga kufijtë e lirisë së shprehjes.
Këto referenca janë shumë aktuale sot për shkak të shumë të vërtetave të disponueshme në ueb. Ato janë të shumëfishuara në mënyrë eksponenciale dhe që megjithatë e bëjnë të duket bosh konceptin e vërtetësisë. Çdo gazetar, çdo faqe online, çdo faqe në Facebook, përhap të vërtetën e saj.
Faktet ngatërrohen me opinionet. Sot lajmet e rreme vihen në qendër të vëmendjes duke e zhvendosur në periferi informacionin e saktë. Dhe clickbait (burimi i lajmeve sensacionale) shndërrohet në një linjë editoriale. Pra një “pyll i errët” për ata që kanë si të vetmen dëshirë informimin.
Në këtë aspekt janë shumë domethënëse fjalët e Papa Françeskut, të marra nga encilika e tij “Ungjilli i buzëqeshjes”:
“Çuditërisht, ne nuk kemi pasur kurrë më parë më shumë informacion se sa sot, e megjithatë vazhdojmë të mos e dimë se çfarë po ndodh”.
Një ndryshim kursi në lidhje me parimet e shenjta të së drejtës për informim dhe i historiografisë, të cilat kanë qenë gjithmonë të lidhura me pluralizmin e lajmeve dhe burimet e tyre. I njëjti pluralizëm që garanton sot shumëfishimin e kanaleve të keqinformimit. Kështu kjo i jep mundësi lajmeve të rreme – të cilat vijnë nga rrjetet sociale apo rrjeti – të pushtojnë faqet e para edhe të mediave kryesore tradicionale.
Prandaj, nevojitet një “dietë informative“. Kjo duhet të realizohet e karakterizuar nga një prirje e fortë për ndërveprim aktiv e mediave për të garantuar raportimin e së vërtetës. Dhe kjo gjë është e arritshme vetëm nëpërmjet një marrëdhënieje të vazhdueshme me burimet e informacionit për të hetuar, verifikuar, krahasuar të dhënat. Kjo bëhet vetëm për të mos rënë viktima të keqinformimit.
Sot po përjetojmë një mbingarkesë informacioni. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është një e keqe shumë më e madhe sesa pandemia e Covid-19: infodemia. Ky term i ri përfaqëson me saktësi dukurinë e ngopjes nga informacioni. Ky informacion është zakonisht i pasaktë dhe i pa verifikuar. Lajmet e rreme dhe sensacionalizmi, të cilat në këtë kohë pandemie kanë shkaktuar një rritje marramendëse të frikës dhe ankthit.
Të gjitha këtyre i shtojmë algoritmet matematikore (‘zemra’ e vërtetë e rrjeteve sociale dhe motorëve të kërkimit). Përmes proceseve të profilizimit përzgjedhin lajmet që duhet të lexojmë, produktet që duhet të blejmë. Sipas një raporti mbi konsumin e informacionit nga Agcom (Autoriteti për Garancitë e Komunikimeve), 54.5 për qind e përdoruesve kanë qasje tek informacioni përmes rrjeteve sociale dhe motorëve të kërkimit.
Pra një proces që e ndryshon përceptimin tonë mbi realitetin. Ky i fundit është konfiguruar në sytë tanë në mënyrë të pjesshme dhe paragjykuese. E ardhmja e informacionit, nuk mund të injorojë një apel të fortë për përgjegjësi kolektive.
Lajmet nuk mund të shndërrohen në produkte të zakonshme. Edhe gjigantët e teknologjisë duhet t’u nënshtrohen rregullave të qarta, të sakta dhe të patejkalueshme. Më pëlqen që ta mbyll këtë shkrim të shkurtër, duke përmendur një autor tjetër të madh të shekullit XX-të , Luixhi Pirandelo.
Ai thotë se nuk ka asnjë të vërtetë të vetme. Ka po aq të vërteta sa ka njerëz që besojnë se i zotërojnë ato. Në dramën “Kështu është”, kur gruas së zotit Ponza i kërkohet të zgjidhë misterin e identitetit të saj. Gruaja, mishërimi i së vërtetës pirandeliane, me fytyrën e mbuluar nga një vello e zezë, përgjigjet se është njëherazi edhe vajza e zonjës Frola, po ashtu edhe gruaja e dytë e zotit Ponza:“Unë jam ajo që ti beson se jam!”.
* profesor i pedagogjisë së përgjithshme në Universitetin e Katanias. /
ObserverKult
Lexo edhe: PSE MBETET ENDE SHUMË AKTUALE “FERMA E KAFSHËVE” E GEORGE ORWELLIT
ObserverKult