Çka mund t’i ndajë dy qenie njerëzore? Pastërtia, thotë Niçe

Fridrih Niçe

Nga: Fridrih Niçe

Ajo që mund t’i ndajë thellësisht dy qenie njerëzore është ndjenja dhe shkalla e ndryshme pastërtisë. Për çfarë vlejnë gjithë mirësjellja dhe përfitimi i ndërsjellë, për çfarë vlen e gjithë dëshira e mirë e ndërsjellë: në fund të fundit mbyllet aty, “nuk lejojnë dhimbjen e ndërsjellë!” Instinkti më i lartë i pastërtisë e vendos atë që është goditur prej saj në vetminë më mahnitëse dhe më të rrezikshme: në idealizmin më të lartë të instinktit të mësipërm.

Një fuqi e sigurt dhe e papërshkrueshme në lumturinë e banjos, njëfarë lakmie dhe etjeje që në mënyrë të parreshtur e nxisin shpirtin nga mbrëmja në mëngjes dhe nga turbullira, nga “hidhërimi” në qartësi, në vezullim, në thellësi, në stërhollim: një prirje e tillë është një prirje aristokratike, ajo ndan po aq sa edhe e dallon.

Dhembshuria e shenjtorit është dhembshuria për papastërtinë e karakterit njerëzore, të tepër njerëzores. Dhe ka nivele dhe lartësi në të cilat vetë dhembshuria shikohet nga ai si ndotje, papastërti

*Shkëputur nga libri “Përtej së mirës dhe së keqes” i Fridrih Niçes, përkthyer nga Çlirim Mukli

Përgatiti: ObserverKult

fridrih niçe armiqtë

Lexo edhe:

FRIDRIH NIÇE: JA PSE E DASHUROJMË JETËN…

ObserverKult ua sjell në vazhdim disa thënie tjera nga Fridrih Niçe:

“Individi duhet gjithmonë të luftoj për ta mbajtur veten të papushtuar nga turma. Nëse e provoni këtë, ju shpesh do të jeni i vetmuar, dhe ndonjëherë edhe të frikësuar.

“Por asnjë çmim nuk është shumë i lartë për ta paguar, për privilegjin e posedimit të vetes.”

“Ne e dashurojmë jetën jo sepse jemi mësuar të jetojmë, por sepse jemi mësuar të dashurojmë.”

“Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më”.

Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme”…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU