Çka parashikoi Ernest Hemingway në romanin e tij të vitit 1926? A doli ky parashikim?

Bashkëmoshatarët e tij besonin se një botë pa moral do t’i çlironte, por Hemingway e dinte se kjo do t’i çonte në dënim. Ja çfarë parashikoi ai në romanin e tij të vitit 1926…

1. Hemingway shkruan për vdekjen e moralit tek “Dhe lind dielli”– I vendosur në vitet 1920, ai përshkruan një grup veteranësh të Luftës së Parë Botërore në Evropë. Të traumatizuar nga lufta, ata kanë arritur në përfundimin se jeta nuk është gjë tjetër veçse vuajtje. Ata refuzojnë kuptimin dhe moralin dhe në vend të kësaj jetojnë veç për pije alkoolike dhe seks.

2. Protagonisti Jake Barnes tregon se sa e zbrazët është një jetë e tillë– Ai u bë i pafuqishëm nga lufta, si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht. Duke braktisur moralin, ai humbet ndjenjën e forcës, heroizmit dhe vitalitetit. Jeta e tij reduktohet në një epsh të dëshpëruar për Lady Brett, e cila e refuzon. Por më e keqja është se Jake nuk është vetëm. Të gjithë burrat në roman bëjnë jetë të cekëta, zhytur në zili dhe epsh. Thelbi i Hemingwayt është ky – duke shkatërruar moralin, e poshtëron burrin. Nëse një njeri nuk ka asgjë për të luftuar, ai katandiset në hedonizëm shkatërrues.

3. Refuzimi i moralit është i keq edhe për gratë– Zonja Brett, për shembull, është e bukur, por e vetmuar. Ajo refuzon vlerat morale tradicionale dhe ia kushton jetën seksit të rastësishëm dhe kërkimit të pavarësisë Por cilat janë rezultatet?

4. Zonja Brett vajton se jeta e saj është e zbrazët pasi ajo e ka shkëmbyer dashurinë me epshin.– Ajo ankohet se është e vetmuar, por refuzon të heqë dorë nga pavarësia e saj. Liria që ajo fiton duke refuzuar moralin e burgos në një trishtim të ftohtë dhe të vetmuar. Nëpërmjet këtyre personazheve, Hemingway argumenton se refuzimi i moralit i dobëson burrat dhe i fut gratë në një kërkim zemërthyer për pavarësi. Cila është atëherë përgjigja e tij?

5. Hemingway e pranon se jeta është me të vërtetë e zymtë – dhe për shkak të kësaj, ai pohon nevojën për të luftuar për kuptim. Ai argumenton se edhe nëse morali objektiv nuk ekziston, jeta bëhet kuptimplotë kur lufton për të….

6. Të luftosh për kuptimin është një akt besimi – besimi se nëse kërkon të bukurën pavarësisht dhimbjeve të tua, do ta gjesh atë. Jeta mund të jetë vërtet e bukur, shpenguese dhe plot kuptim – por vetëm nëse je mjaftueshëm i guximshëm për të luftuar për të. Po a kishte të drejtë Hemingway? A mundesh të gjesh gjithësesi kuptim në mungesë të një moraliteti objektiv?/bota.al

ObserverKult


Lexo edhe:

FRAGMENT NGA “PLAKU DHE DETI” I ERNEST HEMINGWAYT/ PËRKTHYER NGA ISMAIL KADARE