Çka po ndodh: Ronela Hajati shfaqet duke qarë para Eurovisionit- tregon pse

ronela hajati
Ronela Hajati

Numërimi mbrapsht ka filluar për nisjen e Eurovisionit, kompeticion në të cilën Shqipëria do të përfaqësohet me këngën “Sekret” të Ronela Hajatit.

Këngëtarja ka treguar se ndodhet në një fazë delikate të jetës dhe ka nevojë për mbështetje. Në një foto të shpërndarë në Instagram, ajo shfaqet duke qarë dhe shprehet se kështu ndihet kryesisht.

“Ju nuk e keni idenë sa përgjegjesi ndiej ti shpërblej vetes në radhe të parë e më pas të gjithe atyre që po punojnë per Eurovision! E gjithë jeta ime është duke kënduar në shumë faza dhe po ndjejë si një nevojë për një hap të madh për të shkuar më tej! Dëshira ime më e madhe është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time! E ndërkohë kam kaq shumë projekte të tjera që kanë mbetur pezull! Kjo është një nga periudhat më intensive dhe emotive për mua!
Po jap gjithçka që mundem për të dale sa më mirë! Në foton e fundit keni Ronin tuaj kryesisht të kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime. Dhe kështu dua të dini që çdo grimcë mbështetjeje është një mal me forcë për mua! Ju dua shumë”, u shpreh Hajati./BW


Lexo edhe:

FLET RONELA HAJATI, JA ÇFARË DO TË NDODHË ME KËNGËN E SAJ

ObserverKult