Presidenti i dyzetedytë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, rrëfen për librat dhe shkrimtarët e tij të preferuar…
Libri që po lexoj ndërkohë
The end of Everything nga Katie Mack. Fizikania teorike shpjegon pesë fundet më të mundshme të universit tonë që po zgjerohet, me shpresën se do të vijnë pas një kohe jashtëzakonisht të largët. Është me humor, i qartë dhe optimist. Shkon me librin Until dhe End of Time të Brian Greene. Gjithashtu po lexoj Minds Wide Shut nga Gary Saul Morson dhe Morton O Schapiro, një studim përfshirës mbi shtimin e bindjeve të ngurta në politikë, ekonomi dhe letërsi, si dhe kërcënimeve që i paraqesin demokracisë, e cila kërkon mendje të hapur dhe kompromis.
Libri që më ndryshoi jetën
The Denial of Death nga Ernest Becker. Më bëri të rimendoj rrënjët e frikërave dhe pasigurive tona më të thella, dhe pse shpesh e zhgënjejmë veten me mënyrën se si i manifestojmë.
Libri që do të doja të kisha shkruar
Njëqind vjet vetmi nga Gabriel García Márquez. Unë ende mendoj se është romani më i mirë i shkruar që pas vdekjes së William Faulknerit.
Libri që pati ndikimin më të madh në shkrimet e mia
Gjithmonë kam dashur të jem shkrimtar, por kam dyshuar në aftësinë time për ta bërë. Që nga viti i fundit i kolegjit e deri te viti i parë në degën e drejtësisë, lexova pesë libra që më bënë të mendoj se ia vlente ta provoja: North Toward Home nga Willie Morris; The Confessions of Nat Turner nga William Styron; You Can’t Go Home Again nga Thomas Wolfe; The Fire Next Time nga James Baldwin; dhe I Know Why the Caged Bird Sings nga Maya Angelou.
Libri që më ka ndryshuar mendjen
Kjo është pyetje bukur. Mendoj se Caste i Isabel Wilkerson dhe Think Again i Adam Grant më bënë të rimendoj se sa thellësisht të ngulitura janë paragjykimet tona të pavetëdijshme, jo vetëm në lidhje me racën, gjininë, klasat dhe fenë, por me çdo numër kategorish që na nxisin t’i shohim të tjerët si inferiorë, si më pak të denjë për t’u parë e dëgjuar. Më pëlqen metoda e pajtimit dhe e bashkimit ripërtëritës të Nelson Mandelas.
Libri i fundit që më ka bërë të qaj
Sooley nga John Grisham. Lexoje, dhe do të duash të qash edhe ti.
Libri i fundit që më ka bërë të qesh
Libri i fundit e Janet Evanovichit. Stephanie Plum më bën gjithmonë të qesh.
Libri që më vjen turp që s’e kam lexuar ende
Uliksi. Më pëlqen poezia, proza dhe nonfiction-i irlandez. E adhuroj Joyce-in. Por gjithmonë lodhem e heq dorë përpara se ta filloj. Do vazhdoj të përpiqem.
Librat që kam dhuruar
Meditimet nga Marcus Aurelius; The Cure at Troy nga Seamus Heaney; dhe The Social Conquest of Earth nga EO Wilson. Secili është i mbushur me mençuri sipas mënyrës së vet.
Libri me të cilin dua të mbahem mend
Deri tani Jeta ime, për arsyet që Larry McMurty deklaroi në shqyrtimin e tij: është një histori e jetës dhe kohës sime; një rrëfim se si është të jesh president kur kaq shumë gjëra ndodhin njëkohësisht, me shpjegime të mëtejshme të ndodhive si Black Hawk Down që nuk do t’i gjeni askund tjetër; një testament i asaj që unë besoj dhe pse.
Leximet që më japin rehati
Gjej rehati në thrillerat me personazhe interesante dhe subjekte të mira. Më ka pëlqyer shumë While Justice Sleeps e Stacey Abramit, dhe gjithë librat e shkruar nga Louise Pennyt, librat e V. I. Warshawskit nga Sara Pertsky, librat e Easy Rawlinit nga Walter Mosley, seritë me Dave Robicheauxit nga James Lee Burke, dhe librat Boschit nga Michael Connelly. Më pëlqen Gabriel Allon i Daniel Silvas; David Baldacci dhe Lee Child janë duke u bërë më të mirë akoma. Dhe, i adhuroj librat e bashkautorit tim James Patterson, sidomos ato me Michael Bennetin dhe Alex Crossin. Uroj që libri ynë i ri, The President’s Daughter, të përfshihet edhe në listën e të tjerëve. Më pëlqejnë personazhet dhe subjekti.
Libri që mendoj se është më i nënvlerësuar
Ndoshta libri Grant i Ron Chernow-t. Ai ngre një çështje të pakundërshtueshme jo vetëm për gjeninë e Grantit si udhëheqës ushtarak, por edhe për kurajën dhe vendosmërinë e tij për të garantuar që lufta civile amerikane të mos ishte e kotë. Me përpjekjet e fundit për të diskredituar zgjedhjet e vitit 2020, miratimin e masave për shtypjen e votuesve, dhënien fund të komisionit për hetimin e trazirave në Capitol më 6 janar, dhe ndryshimin e përbërjes së gjykatës së lartë, ne na kujtohet ajo çfarë dinte Granti: rreziqet që vijnë nga përsosja e bashkimit tonë përfshijnë mundësinë se reagimi i pashmangshëm mund të na e heqë demokracinë./ Gazeta “ExLibris”