‘Çmendet’ turma në koncertin e Drake, reperit i hedhin në skenë reçipetat gjigande gjatë përformancës

drake

Në një kohë kur turma po “çmendej”, nën ritmin e muzikës dhe këngëve të reperit të njohur Drake, një fanse nga publiku hodhi në mes të skenës një palë reçipeta, gjigande, ngjyrë rozë.

Teksa disave u hidhen telefona dhe shishe me ujë, reperi i njohur ka marrë një “dhuratë” krejtësisht ndryshe nga publiku.

Nuk është sekret që Drake ka marrë reçipeta të shumta nga fanset femra në audiencë gjatë turneut të tij, por e fundit që “fluturoi” në skenë gjatë performancës së tij është padyshim dhurata më e madhe që i është bërë ndonjëherë.

Në një palë reçipeta gjigande, që përfunduan në duart e reperit të njohur kishte një mesazh që Drake në fillim nuk donte ta lexonte me zë të lartë, por më pas zbuloi se ishte një dhuratë nga babai i tij dhe vendosi ta ndante me publikun.

“Babi dëshiron gjëra të mëdha për ty. Të dua dhe dua të sigurohem që të ushqehesh siç duhet”, shkruhej në mesazh.
Reperi u përgjigj duke thënë: “Çfarë nuk shkon me këtë njeri?”.

Kujtojmë se vetë Drake ishte viktimë në fillim të korrikut gjatë një performance, kur dikush nga publiku e goditi me një telefon në dorë.

ObserverKult

Lexo edhe:

NUK KA PËRBALLJE “TITANËSH” NË RING, MUSK NJOFTON SE ZUCKERBERG KA REFUZUAR

Lexo edhe:

REXHEP SHAHU: MUNGESA JOTE ËSHTË E PAPËRBALLUESHME

Në gjithë ditët e heshtjes tënde
Jam zgjua pa bletë, fole pa zogj,
Gëzhojë e ndryshkur predhe
Harruar në fushë nga lufta e fundit.

Gjithë kohën që desha me të harrue,
U bëre mendimi im i çdo çasti.
Mungesa jote është e papërballueshme
Frika kur jam pa ty
Është fati i vetëm i keq që më ndjek.

Nuk e lexoj dot çfarë shkruhet në hapsirën bosh
Ku derdhet shikimi i syve tu..

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult