Çmim ndërkombëtar për logon e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

logo

Çmim ndërkombëtar për logon e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Arritjet artistike në skenën globale po vazhdojnë të lartësojnë emrin e shtetit tonë.
Logo e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka siguruar një çmim prestigjioz nga Connecticut Art Directors Club (CADC), organizatë e komunitetit krijues në Connecticut.
Në ceremoninë e përvitshme, ku krijuesit nga fusha të ndryshme vlerësohen për punën e tyre në tetë kategori, çmimin e pranoi Albian Gagica, ideatori prapa logos fituese që përfaqëson identitetin e vendit tonë, njofton Ministria e Kulturës.

ObserverKult

Kliko edhe:

NDAHET NGA JETA SKULPTORI I NJOHUR, AGIM RADA