
Në vazhdën e publikimit të finalistëve të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau të tjerë emra në këtë konkurrim sa i përket botimeve të vitit 2024.
Matteo Mandala është një prej 10 studiuesve të përzgjedhur nga juria e kryesuar nga Besnik Mustafaj dhe me anëtarë: Dhurata Shehri, Elsa Skënderi Rakipllari, Maklena Nika dhe Fatmira Nikolli. Matteo Mandala vjen në këtë edicion të Çmimeve Kombëtare për Letërsinë me librin studimor “Në periferinë e Ismailandit” (Botimet Onufri) si finalist për Çmimin e madh të Studimeve.
Ndërsa Anila Mullahi është një tjetër studiuese e përzgjedhur me librin studimor “Krijimi letrar në proces” (Botimet Pegi) si finalist për Çmimin e madh të Studimeve. Objekt kërkimor i këtij studimi është rrugëtimi krijues i disa prej veprave në prozë të shkrimtarit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli.
Iljaz Spahiu është një prej 10 përkthyesve të përzgjedhur nga juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë me romanin “Njeriu që shet gjak” nga autori Yu Hua (Botimet Onufri) si finalist për Çmimin e madh të Përkthimit.
Fate Velaj është një prej 10 autorëve të përzgjedhur për romanin “Mossanga” (Botimet Onufri) si finalist për Çmimin e madh të Letërsisë.
Shkrimtari Alban Tufa është një prej 10 autorëve të përzgjedhur per romanin “Po sikur të mos jetë ëndërr?” (Botimet Toena) si finalist për Çmimin e madh të Letërsisë./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:






