Një artist indigjen në Australi është shpallur fitues i Çmimit “Archibald” në artin e pikturës. Autoportreti me titull “Meyne” përcjell mesazhin, të jesh i guximshëm.
Për herë të parë në historinë 99-vjeçare të çmimeve “Archibald” fitues është shpallur një artist indigjen. Ai është aktori australian, Meyne Wyatt, i cili është vlerësuar për autoportretin e tij me titull “Meyne”.
“Shpresoj që ky çmim t’ju hapë derën edhe shumë artistëve të tjerë indigjenë”, tha Wyatt pas fitores së tij historike.
Aktori është i njohur për monologun e tij të fuqishëm mbi racizmin gjatë programit Australian Broadcasting Corporation “Q + A” në qershor, që përkoi me protestat e lëvizjes ‘Black Lives Matter’ në të gjithë botën.
“Heshtja është dhunë. Vetëkënaqja është bashkëpunim. Unë nuk dua të rri urtë “, është shprehur aktori në kohën kur shumë shtetë të SHBA nisën tubime kundër racizmit.
Piktura e Wyatt u zgjodh nga 55 vepra, një numër rekord finalistësh, për këtë çmim.
“Mbi të gjitha dua të falënderoj nënën time, e cila më inkurajoi të marr pjesë në çmimin Archibald në radhë të parë dhe më dha forcën të isha kaq i guximshëm,” tha Wyatt. “Në një farë mënyre, ky është thelbi i pikturës dhe çfarë pasqyron të jesh i guximshëm”.
Nëna e Wyatt, Susan Wyatt është gjithashtu një artiste dhe ishte një finaliste e Archibald në 2003. Wyatt mori 1,500 dollarë si pjesë e çmimit, transmeton ‘kohajone’.
Çmimi “Archibald” ështe vlerësimi më i madh në artin australian të portreteve dhe është ndarë për herë të parë në vitin 1921.