Çmimi letrar “Kadare”/ Ja kush e fitoi sivjet…

Dionis Prifti është fituesi i çmimit letrar “Kadare” me prozën “Dy javë në balonë”.

Ai u zgjodh fitues me votat e 3 anëtareve të jurisë, nga përbërja prej 5 anëtarësh, të cilët morën pjesë në votimin zyrtar të 10 majit, mes finalistëve të tjerë: Antonio Cikollarit, Granit Zela, Grigor Jovani dhe Luljeta Dano.

“Duke inkurajuar përmes këtij çmimi një autor të ri, juria e përbërë nga Nasi Lera, Gazmend Krasniqi, Armando Bora, Ermir Nika, e Suadela Balliu, synon të mbështesë një gjeneratë të re letrarësh, e cila meriton vëmendje për t’u shfaqur në jetën kulturore të vendit me profilin dhe zërin vetjak”.

Fituesit e çmimit Kadare ndër vite janë: Nurie Emrullai, me romanin “Duhet të jetës Dashuri”. Vera Bekteshi me romanin “Pusulla te verdha”. Gani Mehmetaj me romanin “Zogjtë e qyqes”.  Loer Kume me përmbledhjen me tregime “Amygdala Mandala. Virgjil Muçi me veprën “Piramida e shpirtrave”. Musa Ramadani me romanin “Profeti nga Praga”. Shkëlqim Çela me librin me novela “Embriologji”. Rudolf Marku me romanin “Tre divorcet e zotit Viktor N”./Top Channel

ObserverKult


Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: GJUHA SHQIPE