Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Aida Bardhyli, e ftuar në “Kjo javë në News 24” të moderatores Nisida Tufa, tha se vijon edhe këtë vit tradita e mbajtjes të çmimit letrar “Lumo Skëndo”.
Bardhyli theksoi se janë 10 autorë që kandidojnë për këtë çmim. Kandidaturat për të fituar çmimin janë Namir Lapardhaja, Ilir Ikonomi, Thomas Frashëri, Ardit Bido, Natasha Lako, Blendi Fevziu, Artan Fuga, Migjen Kelmendi, Astrit Lulushi dhe Erion Kristo.
Mes tjerash, Bardhyli shpjegoi se ndihet mirë që letërsia shqiptare vijon që të pasurohet edhe me autorë të rinj. Ajo nënvizoi faktin se letërsia shqipe do konkurrojë edhe në arenën europiane, duke shtuar se jemi të aftë të përfaqësohemi edhe në këto nivele.
“Juria ka zgjedhur 10 emrat, që janë pretendentë për këtë çmim. Lumo Skëndon ne e nderojmë dhe e sjellim gjithmonë në kujtim, besoj këtë muaj se do ta finalizojmë dhe këtë event. Kandidaturat për këtë çmim janë emra të rëndësishëm. Juria kryesohet nga botuesja Arlinda Dudaj, por edhe emra të tjerë të rëndësishëm të letërsisë. Gjithashtu edhe Uran Butka i njohur për afrinë e tij me Lumo Skëndon.
Çmimi ynë i shkon veprës më të mirë për eseistikë dhe për publicistikë. Unë do doja që nisma të tilla të kthehen në traditë. Uroj që çmimi Lumo Skëndo t’i japë një shtysë letërsisë shqipe, që ajo të jetë në një tjetër nivel.
Gjithashtu, Shqipëria tashmë është edhe pjesë e garës europiane për letërsinë. Kjo është një mundësi e mirë për të matur veten me një skenë europiane”, deklaroi Bardhyli.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/ news 24
ObserverKult
Lexo edhe:
ROBERT SHVARC: SYTË E TU, E DASHTUN, JANË TË PËRLOTUN
Sytë e tu, e dashtun, janë të përlotun
Sytë e tu, e dashtun më hapin një botë të tanë
Që e kam andrruem, por nuk e paskam njoftun,
Sytë e tu, e dashtun që tash i kam aq pranë …
Në shregull shpresash të marra jam kotun,
Maleve të nalta, që puthen me qiejt, jam ngjitë,
Dhe greminave të thella, ku lëvrijnë
kaçamijt’ e krimbat kam rrëshqitë
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ESENIN: GJALLË JE, TI MOJ NËNOÇKA IME?/ PËRKTHYER NGA ISMAIL KADARE
Sergej Esenin: Letër nënës
Gjallë je, ti moj nënoçka ime?
Gjallë jam edhe unë… të përshëndes
Paqja e mbuloftë këtë mbrëmje
Izbën tënde deri në mëngjes.
Mora vesh se ti je merakosur
Atje larg për mua përsëri
Se ti shpesh del rrugës e brengosur
Mbështjellë me të vjetrin shall të zi.
Kur e kaltër mbrëmja bie pranë,
Të fanitet ty gjithmonë sikur
Diku mua larg në një mejhane
Një i dehur thikën po ma ngul.
Kot ti nënë rri me gjak të ngrirë
Ky nuk është veç vegim i zi
S’jam aq vagabond i pamëshirë
Sa të vdes pa të shikuar ty.
Unë i ëmbël jam prap si më parë
Ëndërroj kur fushat larg vërej
Që së shpejti nga këto mejhane
Në shtëpinë e vogël prap të kthej.
Do të kthej atëhere kur të mbushet
Kopshti ynë i bardhë me blerim
Vetëm ti si tetë vjet më parë
Mos më zgjo herët në agim.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult