Në vitin 1949, kur në kampin e Tepelenës (Kampi i Tepelenës) vdisnin çdo ditë fëmijë të mitur dhe foshnja nga uria dhe sëmundjet, qeveria e Enver Hoxhës tregonte kujdes të veçantë për refugjatët grekë, të cilit ishin strehuar në atë kohë në Shqipëri pas luftës civile greke.
Një varg dokumentesh të Këshillit të Ministrave dëshmojnë me detaje se çfarë ndihmash ushqimore, veshmbathje e strehimi iu ofrua fqinjëve në këtë periudhë të vështirë historike, por që ishte një ndihmë e dhënë në kohën kur Hoxha e kishte thelluar në maksimum hakmarrjen ndaj kundërshtarëve të tij politik duke dënuar me uri dhe vdekje deri edhe foshnjat e tyre të sapolindura që i kishte mbyllur në kampe me tela me gjemba e të ruajtur me forca të armatosura, bashkë më gra e pleq.
Dokumenti që sjellim sot është një pasqyrë ku paraqitet projektplani për furnizimin me ushqime të refugjatëve grekë.
Në kohën kur në Kampin e Tepelenës Hoxha çonte vetëm bukë misri qoftë edhe për foshnjat 1 vjeçe, në këtë pasqyrë parashikohet që në ushqimet për refugjatët grekë të përfshihej mielli i grurit për bukë, vaji i ullirit, sheqeri, mishi apo edhe sapuni për larjen e rrobave. Bashkangjitur dokumenti që ruhet në AQSH, Fondi i Këshillit të Ministrave, dosja 677, vitit 1949./kujto.al
Lexo edhe:
LETRA E LIRI GEGËS QË VËRTETON KRIMET E MEHMET SHEHUT NË VERI