CNN shkruan për Shqipërinë: Një perlë mesdhetare- duhet ta vizitoni

Media prestigjoze amerikane CNN rendit Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere.

CNN e ka renditur Shqipërinë mes vendeve si Tailanda, Peruja, Malta apo Italia.

Së fundmi ka publikuar një foto nga qyteti historik i Krujës, teksa thkeson se, Shqipëria është një perlë mesdhetare

“Ku të shkoni këtë verë: 12 ide destinacioni. Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia”./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

“NATIONAL GEOGRAPHIC”: SHQIPËRIA KRIJON PARKUN E PARË KOMBËTAR LUMOR NË BOTË

Në udhëtimin e tyre drejt detit Adriatik, ujërat e bruzta të Vjosës, të kërcënuara prej dekadash nga digat dhe minierat, shkëlqejnë ndërsa kalojnë nëpër peizazhin magjepsës malor të Shqipërisë së Jugut. Kështu shkruan Stefan Lovgren për ”National Geographic”.

”Lumi, i mbrojtur kohët e fundit nga statusi i tij si një park kombëtar lumor unik, nxit një lëvizje. E qëllimi është të shpëtojë rrugët e tjera ujore të pastra kristal duke siguruar që ato të marrin këtë emërtim.

Çështja se si të mbrohen më mirë përrenjtë dhe lumenjtë ka qenë prej kohësh një shqetësim i specialistëve të konservimit.

Ndërsa rrugët ujore konsiderohen tradicionalisht në politikat e mbrojtjes së tokës, studimet tregojnë se kjo qasje nuk u sjell dobi atyre.

Ose pjesërisht sepse ato mund të hyjnë dhe dalin nga zonat e mbrojtura. Madje ndonjëherë edhe të kalojnë kufijtë.

Ajo që ndodh në fundin e pambrojtur të një rrjedhe ujore mund të ketë pasoja serioze në të njëjtin rrjedhë ujore qindra kilometra larg.

“Për të mbrojtur një lumë, në radhë të parë duhet të fokusohesh te vetë lumi”, shpjegon Ulrich Eichelmann, ekolog, mbrojtës mjedisor i organizatës austriake ”Riverwatch” . Poashtu drejtor i ”Save the Blue Heart of Europe”, koalicioni ndërkombëtar që qëndron pas suksesit të Vjosës./ata.gov.al

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult