Çoku, Ilia, Ukaj, Kacalidha apo Vela/ Libri më i mirë poetik është…

poetik

Në prag të ndarjes së Çmimeve Kombëtare të letërsisë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka publikuar në rrjetet sociale të gjitha kandidaturat, të ndara në gjashtë kategori.

Janë publikuar Kandidaturat për këto çmime:

Vëllimi më i mirë poetik i vitit
Vëllimi më i mirë me tregime i vitit
Vepra më e mirë studimore letrare e vitit
Romani më i mirë i vitit
Përkthimi më i mirë i vitit
Libri më i mirë për fëmijë i vitit

Kandidatët në kategorinë “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” janë:

Erina Çoku me veprën “Triologjia ‘Frymë”

Flurans Ilia me veprën “ Hapësirë midis dy notave”

Ndue Ukaj me veprën “Retë prej drite”

Niko Kacalidha me veprën “Heraldikët e borës”

Olimbi Vela me veprën “Lumturia e të tjerëve”.

ObserverKult


Lexo edhe:

PANAIRI I LIBRIT 2021, ÇMIMI I AUTORIT MË TË MIRË PËR SHKRIMTARIN VIRGJIL MUÇI

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dhënë çmimin si autori më i mirë shqiptar i vitit 2021 shkrimtarit Virgjil Muçi me vëllimin me tregime “Fajin ma ka gjuha”.

I pranishëm në ceremoninë e dhënies së çmimeve në “Panairin e Librit “Tirana 2021” kryebashkiaku Veliaj u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuuar në ngritjen në piedestalin e merituar të librit dhe letërsisë.

“Shumë faleminderit të gjithë atyre që janë investuar në një nga industritë më sfiduese, industria e librit, e përkthimit, dijes, e gjërave të mençura dhe gjërave të bukura”.

“Në një kontekst si yni është realisht një nga sfidat më të mëdha. Përtej këtij momenti, që është momenti më kulmor duke qenë që jemi në mes të panairit. Dhe e gjithë vëmendja është për ta, ajo që do vlerësoja është që për të gjithë ata që janë të përkushtuar në këtë kauzë do doja ta kishim çdo ditë të vitit me të njëjtin zell dhe pasion,” u shpreh Veliaj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult