Nga Julio Cortazar
Ajo çka shumë njerëz e përkufizojnë dashuri, ka të bëjë me zgjedhjen e një gruaje dhe martesën me të.
Dhe e zgjedhin! Betohem!
I kam parë.
Po si mund të zgjedhësh në dashuri, sikur dashuria të mos ishte një vetëtimë që të thërrmon kockat dhe të lë shtrirë gjerë e gjatë mes oborrit?
Beatriçja nuk zgjidhet.
Zhuljeta nuk zgjidhet.
Vallë, a e zgjedh ti shiun, që të lag deri në palcë pas koncertit?!
Ujdisi në shqip: Rielna Paja
ObserverKult
———–
Lexo në një variant tjetër përkthimi: