Covid-19 i merr jetën në moshën 56-vjeçare shkencëtarit dhe profesorit të njohur nga Tirana

Fizikanti dhe profesori i njohur, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Artan Boriçi ka humbur jetën, në moshën 56-vjeçare, si pasojë e infektimit me Covid-19. Lajmin e ka bërë Akademia e Shkencave në faqen zyrtare në facebook.

“Artan Boriçi u bë anëtar i Akademisë së Shkencave në vitin 2020. Kryesia e Kryesia e Akademisë së Shkencave e tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të akad. asoc. Artan Boriçit, i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve, anëtarëve të Akademisë së Shkencave, trupës së profesoratit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku ai ushtroi veprimtarinë e tij akademike dhe universitare, brezave të studentëve që u formuan me dijet dhe etikën e tij, që i la në pikëllim”, shkruhet në postim.

LEXO EDHE: “Më mbajtën gjallë”, Justina Aliaj mesazh emocionues: Ju lutem, mbajini maskat. Mos provoni atë që kalova unë nga COVID 19