“Covid-19 më shkatërroi karrierën”, flet sozia rus i DiCaprios

Sozia rus i Leonardo DiCaprios është shprehur se karantina e imponuar nga pandemia Covid-19 e ka shëndoshur dhe tani nuk i ngjan më edhe aq shumë yllit hollivudian.

39-vjeçari Roman Burtsev u bë i famshëm pasi fotot e tij u bënë virale në internet. Por koronavirusi i ndërpreu planet e tij për të bërë karrierë me pamjen e jashtme.

Aktualisht, ai jeton në një apartament me prindërit e tij.

“Problemet për mua nisën kur në prill 2020 u vendos karantina, duke bërë që njerëzit të më harronin. Duke qëndruar vetëm në shtëpi, u shëndosha shumë. Kisha kontrata me firma të ndryshme, por që u prishën pasi unë nuk po i humbja dot kilogramët e tepërt”, tregon Burtsev.

Por, rusi është i vendosur që të ndryshojë gjithçka deri në fund të vitit të ardhshëm: “Kam gjetur një metodë për të rënë në peshë dhe jam në rrugën e duhur tashmë. Planet e mia për të ardhmen janë të thjeshta: familje, fëmijë dhe shtëpi”.

Sozia e Leonardo DiCaprios me sozinë e Angelina Jolie
Roman Burtsev, sozia e aktorit hollivudian
Leonardo DiCaprio

——————————————————-

LEXO EDHE: THËNIE NGA DICAPRIO: VETËM TI MUND T’I NDRYSHOSH SITUATAT E TUA, MOS FAJËSO ASNJË PËR TO

ObserverKult ua sjell disa thënie nga aktori i njohur, Leonardo DiCaprio:

“Ti dhe vetëm ti mund t’i ndryshosh situatat e tua. Mos fajëso asgjë dhe asnjë për to”.

“Njerëzit do të të paragjykojnë, sepse ndihen të pakënaqur me jetën e tyre”.

“Ji falënderues nga periudhave të vështira, sepse ato të kanë bërë ky/kjo që je sot”.

“Nëse ti bën atë që mund ta bësh më mirë dhe të jesh i lumtur. Atëherë do të gjendesh shumë më përpara në jetë, se shumë njerëz të tjerë”.

“Gjëja e vetme që ekziston midis teje dhe synimeve të tua është ajo historia idiote që vazhdon t’i thuash vetes tënde, se nuk mund t’i arrish synimet e tua”.

“Unë nuk jam ai lloj personi që do të duket sa më në modë, apo të bjerë në sy. Jam thjesht një individ që i pëlqen të jetojë jetën e vet”.

“Çdokush ka kaluar nëpër diçka që e ka ndryshuar në një mënyrë të tillë që nuk i ka lejuar të ktheheshin në personin që ishin dikur”.

“Mos harro asnjëherë se pse e ke nisur një rrugëtim, si dhe kushtoji shumë vëmendje njerëzve, të cilët nuk të kanë dëmtuar, kur ti ke korrur sukses”.