Ty që nuk të shpëtoj dot.
Dëgjo këtu.
Mundohu ta kuptosh këtë fjalim të thjeshtë,
se unë do isha turpëruar prej një tjetri.
Të betohem, brenda meje s’ka magji fjalësh.
Të drejtohem ty me heshtje të një druri a reje.
Çfarë më mëkëmbi mua, për ty ish vdekjeprurëse.
Ti ngatërron fundin e një epoke,
me fillimin e një të reje.
Frymëzimin e urrejtjes me bukuritë e lirikës.
Forcën e verbër me përsosmërinë e formës.
Ja ku është lugina e lumenjve të cekët polak.
Dhe një urë e paanë.
Zhdukja drejt resë së bardhë. Ky është një qytet i vrarë.
Dhe era m’i përplas britmat e pulëbardhave
kur unë me ty flas.
çfarë është poezia në s’shpëton dot as kombe e as njerëz?
Është mbyllje syshë përpara gënjeshtrave zyrtare
Një kënge pijanecësh gryka e të cilëve do të pritet nga çasti në çast.
Lexime për vajza të njoma.
Se unë e dëshirova poezinë e mirë para se ta njoh,
qëllimin e saj shërues e zbulova vonë,
veç në këtë shpëtim gjej unë.
Dikur ata hidhnin grurë mbi varret e lulëkuqet
për t’i ushqyer të vdekurit që do të vinin të maskuar si zogj.
Këtu po e vendos për ty këtë libër,
që dikur jetë pat,
andaj, s’ke pse vjen më.
Në shqip: Nurie Emrullahu