Ç’të bëj me dhimbjen?


(Anonime)

Pyeta erën: Ç’të bëj me dhimbjen time?
Era më tha: Lëre ta fsheh unë te degët e një plepi, atje le të kthehet në një këngë që buron nga gjoksi i një zogu.
Pyeta lumin: Ç’të bëj me dhimbjen time?
Lumi më tha: Lëre të bëhet ujë dhe derdhe mbi mua, që ta çoj përsëri në det dhe, kur të kesh nevojë për të, eja dhe merre.
Pyeta diellin: Çfarë të bëj me dhimbjen time?
Dielli më tha: Hidhe në zjarr dhe lëre të digjet, le të zhbëhet dhe të bëhet hi, pastaj fryji fort dhe era ta marrë.
Pyeta tokën: Çfarë të bëj me dhimbjen time?
Toka më tha: Mbille mbi mua dhe unë do të kujdesem për të, duke e kthyer në një pemë të bukur, që, kur të rritet, kolibri do të ulet në degët e plagëve të saj dhe një ditë, kur ta dëgjosh, do të të kthehet buzëqeshja…

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

SHUMICA GABOJNË/ JA EMRAT QË PËRDOREN VETËM NË NJËJËS DHE EMRAT QË PËRDOREN VETËM NË SHUMËS