Poezi nga Timo Flloko
Çudi, si mund të të kem dashur,
Kur kësaj jete s’u pamë kurrë me sy?
Si mund të ndodhë e pandodhshmja,
Ç’mister qiellor fsheh një dashuri?
A mos vallë si shpirtra u takuam,
Në trupa të tjerë, nëpër fantazi,
Kohësh të hershme u pamë pa u prekur
Dhe shpirtërat endacakë ranë në dashuri?
Në botën ku jetojmë ekziston një kufi,
Sa herë jeta, vdekja përzihen në gjumë,
Ëndërr ngjet të jetë e vërteta,
E vërteta trill, asgjë më shumë.
Koha iluzion, thotë metafizika,
Teori e kuanteve që s’e perceptoja dikur,
Dy njerëz mund të duhen në kohë të ndryshme,
Pa u parë me sy, pa u prekur kurrë.
*Titulli i origjinalit: “Kuantika e dashurisë”
ObserverKult
Lexo edhe:
TIMO FLLOKO: DUHET TË GJESH FORCËN TË RINGRIHESH…
Timo Flloko prezantoi librin “Arti i Aktrimit” të Riçard Boleslavskit, të cilin e ka sjellë në shqip. E konsideron një manual për aktorët, me të cilin ai vetë u njoh në vitet ’90. Ai ndalet edhe tek përvoja e tij personale me aktrimin, si dhe rëndësinë e eksperiencës hollivudiane.
Timo Flloko qëndron përballë auditorit me studentë të aktrimit e pedagogë… Në sallën ‘Black box’ të “Arteve”, muri i katërt, jashtë kontekstit performues teatral. Rrëzohet lehtë përmes një bisede të thjeshtë e batutash, që aktorit e pedagogut të “Aktrimit” i vijnë natyrshëm…
“Talenti, thotë Riçard Boleslavski, lind, nuk mund të mësohet, çfarë mësohet është teknika”, thotë artisti Timo Flloko.
Është prezantimi i librit “Arti i Aktorit” i Riçard Boleslavski, shkas i këtij takimi, të cilin Flloko e ka sjellë në shqip në 134 faqe. Për rëndësinë e veçantë të 6 leksioneve manualistike që aktori duhet të bëjë me veten si krijues.
“Libri është një ese mbi artin e aktrimit. Nuk është përkthyer për të mbushur mungesën e bibliotekës. Dhe të librave në përgjithësi në botimet tona, është përkthyer për ju, për studentët”, shton më tej Flloko…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU