“Culture Pass”, shteti jep para për të rinjtë t’i shikojnë aktivitetet kulturore

Aplikacioni i sapoçelur, për telefonat e mençur, u dhuron të rinjve francezë një kredi për shpenzimet e karakterit artistik.

Pas një procesi gjyqësor rajonal, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka filluar me programin për financimin e aktiviteteve kulturore për të rinjtë në të gjithë vendin.

Nisma nga Culture Pass, tani është e hapur për të gjithë 18-vjeçarët, si dhe do të përfshijë shkollat e mesme në mbarë vendin, deri më 2022.

Përdoruesit mund të aktivizojnë kartat në telefonat e mençur, gjë që u ofron atyre 300 euro, për t’i shpenzuar gjatë dy vjetëve, për biletat e shfaqjeve atistike, filmave ose për të blerë materiale vizatimi, instrumente e të të tjera të këtij lloji.

Tanimë, rreth 800 mijë 18-vjeçarë në Francë, gëzojnë të drejtën për t’u regjistruar në këtë platformë. Dhe pikërisht, kur muzetë në Francë, po rihapen pas më shumë, se gjashtë muajsh të mbyllur./konica.al

LEXO EDHE: Franca u kthen trashëgimtarëve të familjes hebreje pikturën e Gustav Klimt