Nga: Çun Lajçi
O Edi Rama!
Kur e rrënove Teatrin Popullor t’pata quejt të çmendur, por sot që e vune gurthemelin me çmende mua me nji projekt që rrallë kush do ta ketë n’Evropë!
Por ah!
Ne s’jemi mësua me salla luksi, me skena bravuroze e deshtore të ngohta! Ne e duem atë dërrasën e gjatë n’ballinën e ngrehinës që shkruente “Teatri Kombëtar”, pa çka që artistëve u vinte era myk nga kthinat e kalbuna e iknin jasht atdheut!
Ti e din se s’jam i Yti, (i Salkos pak po), por krejt-krejt i Ali Rexhë Kaçakut, që punës së mirë i thoshte: T’lumshin duert e me hajër të qoftë!
Ndaj s’po them kurgja, pos t’shkoft puna mbarë e daltë ashtu siç tregojnë fotografitë!
Por, a do t’jetë kështu, a do t’ketë dardha bisht, mbetët m’u pa!
ObserverKult
Lexo edhe:
SHKRIM PREKËS I ÇUN LAJÇIT PËR VAJZËN E NDJERË: SOT 5 VJET JE SHTRI N’DHEUN E ZI…
Nga Çun Lajçi
S’kam harrua moj Bubulinë!
(Sot 5 vjet je shtri n’dheun e zi)
S’kam harrua moj, por jam vonua me i vu edhe do shkronja që ladrua kanë pesë vite damarëve t’mi, tue ma therë palcën e shpirtit e tue pikua dhimbje n’bebëzat e mjegullueme!
Pesë vite m’kan ndrydhë e shtrydhë e harrua e kam edhe emnin tim tue hesht n’dhomën tande t’plasaritun, me rrjeta mërimangash e pluhun vitësh.
Fotografive u kam folë. I kam prekë me gishta e vija gishtrinjësh kanë mbetë n’xhamin e kornizave…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU