Çun Lajçi: M’leni n’dhimbjet e mia…

çun lajçi dashni mes malesh

Kopil ore thashë jam, kopil! Pse s’duhet t’më besoni?
Mos deshtët edhe brinat me m’dalë e me m’lidhë për hunit?
Iu thashë se s’jam i jueji as i atyne dhe i vdiq nana kësaj pune!
Bile m’ka shkua mendja se s’jam as i vetës!
Po, se dy ditë leha si qeni, e tri ditë si macja mjaullina. N’kambë e nduer eca Kurrizit tue folë si Buçi, që ju se njihni,e s’e ktheu kush kryet me m’pa!
Aty e mora vesh se unë s’qenkam i kurkujt, bile as i vetes!
Thashë paskëm vdekë pa e ditë as unë!
Kur i shkrova dy letra, e thashë për çka po protestoni, kur dardha u rrëzua, se shartua se keni me kohë, bërtitën: Ky qenka gjallë!
Po thashë, gjallë jam, por kopil pa brina, e ai teatër s’ishte as me kushtet e 45-tës, e me rrejtë s’mundem!
Ua, bërtitën e paska ble Edi!
M’leni rehat ore, se s’mund t’i ngjalli shpirtnat, e atyne aktorëve, që ua mbushën shpirtin art!
Çka ban Edi, Luli e Meta, s’jam Jezusi me ditë, se 10 vjet leha si qeni, e s’mujta me i ulë n’tokë t’bukës, këta Hashimat e mi, e po u dashka me i shti ata tuejt n’brazdë!
Ikni se s’muj me çua Kapedanin e Mirditës me ua ruejt kufijtë, qyshë s’mujta me çua Rizë Zymerin me ruejt Çakorrin!
U dashka unë me leh si qeni për njenin, që t’ia baj qejfin tjetrit! E ket’ tjetrin ta gërrithi si macja, për t’ia ba qejfin atij tjetrit!
Prej kopilit po pritni fjalë t’meçme?
M’leni ore n’zhelet e mia e mos m’i krujni morrat!
U dashka atij n’Skrapar me ia ba qejfin tue sha Lulin!
E për çka? Që t’më thotë: Yll je!
Për tropojanin u dashka me ia rrotullua nanën Edit, që t’më thotë: Si ti burrë s’ka pa Malësia!
Mos more!
Se unë s’ditkam kush çka asht. Kush e kruejka e kush e rruejka atdheun!
Çohet filani e m’thotë: Si shkruen ti ore, se nuk ta marr vesh shkrimin. Ik, pirdhu me ket gjuhë!
– E perendisë i them, se ai ma mësoi gjuhën e Fishtës, e ti që e flet gjuhën e kanabisit, sigurisht se s’ma merr vesh!
M’leni n’dhimbjet e mia, e mos m’i zgjoni morrat nga gjumi!
U dashka unë me folë çka i pëlqyeka filanit, për me m’sha jo Edi, po filani!
U dashka me protestua si filani, me m’sha jo Luli, por filani! Se Ju s’paskeni rroqe me folë e me sha, po artisti!
Eh atdhe, gjithmonë n’halle me kët farën tande, e dhimbjet tash po t’i dimë!