Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka humbur dëgjimin në njërin vesh ndërsa tjetri funksionon vetëm 30 për qind.
Ai shkroi se gjatë një kontrolli rutinor për veshët, mjekët i thanë se njëri vesh është jashtë funksionit, ndërsa tjetri, 30 për qind funksional. Çun Lajçi sqaroi se nuk dihet arsyeja e humbjes së dëgjimit, teksa theksoi se e vetmja gjë që do t’i mbetet peng është se nuk do dëgjojë dot zërin e lahutës dhe s’do mund të këndojë më.
Muzikanti u kërkoi njerëzve që nëse e thërrasin në rrugë dhe ai nuk e kthen kokën, të mos ia marrin për mendjemadhësi.