Çun Lajçi: S’di netët që do t’vinë çka do t’më sjellin…

Çun Lajçi bubulina


Pak dhimbje m’ia shtove kësaj nate
pak natës që shkoi
dhe s’di
netët që do t’vinë çka do t’më sjellin
terr a dritë
n’sytë e errun vitësh
t’etun për nji trohë dashni
Eh
larg paskemi shkua edhe me ket rrajë
që helmohet n’farën tonë
moj ara shterpë
m’thuej
kuj me i thanë natën e mirë
bimës që helmohet
a ty që s’pjellohesh ma.

*Titulli i origjinalit: “Edhe nji natë”

ObserverKult


Lexo edhe:

ÇUN LAJÇI: AH, SA SHUMË M’KA MARRË MALLI…