Çun Lajçi: Shqiptari i Big Brotherit

Çun Lajçi bubulina

Nga Çun Lajçi

Nji nanë e mbante djalin n’parzëm e djali burr’ qante n’përqafimin e nanës. Qante edhe nanëshkreta për djalin që po ikte n’mërgim.

-Qajta edhe unë, tek sa po i shikoja nanë e bir, se si merreshin ngrykë, tue ia puthë sytë djali nanës, tue ia puthë sytë nana djalit e n’lot tue u la që të dy!
Zot, sa dhimbje ka ky popull! Zot, sa ndamje trishtimi ka ndër shqiptarë; – ofshana tue i fshi lotët që s’pyesnin!
Sot u nisa për Shtudgart me mall djemësh për nanat, e me dhimbje nanash për djemë!

Galicën time e përqafova të shkallët lëvizëse; – rujma djalin i thashë, se ikjet s’paskan fund!
Nusja e djalit qeshi; – ti s’ke djalë që ikë po ke djalë që t’i pret kthimet tua, tha Kosovarja e ma vuni çantën n’shpindë dhe m’dëshiroi rrugë këthimi!
Ah!
Sa i pikëlluar isha sot n’aeroportin Adem Jashari kur pashë tue u nda nanat prej djemëve e kur mu kujtua vrasja e nji tjetër nane!

-Lindje, rritje, dasma, luftëra, vrasje dhe vdekje, kurrë s’u ngopëm!
Kush qanë, kush qeshë, kush dergjet n’shtrat, kush merr rrugë gurbeti, kush hip n’bisht t’ballanës, (si unë), me nji çantë librash n’shpindë!


P.S.
Mbramë e pashë Big Brotherin dhe ligësinë e shqiptarit; – e len t’fejuemen pehrri n’shtëpi me njimijë e nji premtime, e mashtrohet mbas tjetrës për kajtje, për pare, për se x … dashninë e shfrenueme!

-Tjetri e han bukën e Suedisë e kthehet n’Kosovë me vra gruen e vet, nanën e dy fëmijëve, e për çka? – për dashninë tjetër, e lakminë që e vërbon!

Aeroporti Adem Jashari
2.12.2023

ObserverKult


Lexo edhe:

SHKRIM PREKËS I ÇUN LAJÇIT PËR VAJZËN E NDJERË: MBRAMË ERDHE N’ANDËRR DHE NUK FOLE…

(Në 6 vjetorin e ikjes!)

Nga Çun Lajçi

Ti po nguteshe, unë po ngutesha. Po nxitonim që të dy!
Rrugës që lakohet unë, rrugës pa kthim ti.
E bora po binte fjolla-fjolla!
E nandor ishte si sot.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU