Nga Çun Lajçi
-E shihni?
Ishte kohë e largët! Kohë e frikshme. Kohë shtrigash. E untë dhe e ngishme!
Ata mbi kokat tona, ne mbi thonjët e tyre!
Po punonim mbi plaf e nën plaf. Me simbolika, me kode, me figura! Si kroni që rrjedhë pikë-pikë, ashtu punonim për t’ardhmen.
Filmonim tonën që t’mbetej dëshmi e një kohe t’hekurt! S’donim të vdisnim para kohës, donim të shiheshim andej kufinjëve e filmi ishte ajo e duhura!
-Sa me zell punonim e s’pyesnim për pagat. Luxi ishte libër i ndaluar!
Qëllimi ishte; – tradita shqiptare të mos vdesë! Gjuha t’jetoj e të depërtoj kancelarive evropiane, si motra e tyre më e vjetra!
Me pak dije, por me shumë vullnet, (siç thoshte Esadi), kemi bërë punë t’mira, të cilat s’duhet ti harroni, madje është mëkat t’mos i shpërbleni mjeshtrit, (muratorët e veprave të tilla) sa janë gjallë, se kur të vdesin i kurtalisë perendia!
Atëherë partia ishte më e fortë se partitë tuaja, që gllabërojnë gjithçka, por neve, përmes figurave dëpertonim degëve të tyre si rrezet e diellit, pa na vërejtur e të gjithë bëheshim të rinjë e të gjithë bëheshim pleq, por të gjithë, s’bashku bënim art të mirëfilltë e kulturën tonë e gjallëronim!
-Tani të gjithë doni të jeni të rinjë, e neve s’na shihni!
Kjo s’iu falet!
30.01.2024
Sqarim nga autori për foton ilustruese: “Nga filmi “Gjurmët e bardha” dikund mbi Shtupeq apo Rekë t’Allagës!)/Ky djaloshi s’di kush ishte!”
ObserverKult
Lexo edhe:
Ç’BAN? Ç’BAN TI N’ANDRRËN TIME?… POEZI NGA ERINA ÇOKU
DY LETRA PRANVERE ENDE T’GJALLA, nga Erina Çoku
I. I dashtun Ukë,
Ç’ban? Ç’ban ti n’andrrën time?
Me ty jam fjetë e hijeve më ke përndjekë.
A din? Në andërr. (I gjallë ishe, jo i vdekun.)
Gjithçkaje tu ju tutë, por ah, zgjimit çka m’i ba
se me ty, në besë t’andrrës, dhe pak isha ndenjtë.
Mesnata e solli t’dashtun ftyrë tanden
(të gjallë, jo të vdekun) për puthjet e mia
të buta, t’lagështa, t’amla disi
dhe ajo buzëqeshja jote orgazmike
futej syve t’mi si andërr.
Trupi im asht mbushë me kohë e pranverë
(mes andrrës e zgjandrrës)
nji mrekulli e Zotit kisha me thanë,
por koha e hapësira po krijojnë
një mistikë të re dashnie
tanden me mu, timen me ty,
(ty që je i gjallë, jo i vdekun).
Tash unë e di që ti don andrrën me ta ftillu,
por asht postieri i ngutun mbas dere
e pret letrën m’ia dorëzu,
sytë e tij janë zmadhu e zemra fort po i rreh.
I shkreti, ende beson se dashnia
asht e gjallë kësaj bote. Si unë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult