Çun Lajçi vjen me librin e ri, “Troshat”- publikohet më 17 shkurt

Çun Lajçi bubulina

Shkrimtari, aktori Çun Lajçi do të publikojë librin e tij të radhës me tregime, “Troshat”.

Siç ka njoftuar Lajçi, libri publikohet më 17 shkurt.

Ai ka botuar 12 vepra të tjera, “Troshat” do të jetë e 13-ta.

“Fjalës nesër i bëhet vonë”, “Përfitim n’andrra t’thyeme”, “Përgjërim e fjalë”, “Çakorr, ti vdekje e mirë”, “Ecje e plakun”, “Pergamenë e djegun”, janë disa nga veprat e artistit, transmeton rtv21.

Lajçi është dekoruar me çmime të ndryshme, kujtojmë “Mjeshtër i madh”, çmimi vjetor për poezi “Ali Podrimja” etj.


Lexo edhe:


ÇUN LAJÇI: DUA ME T’PA E MOS M’U NGI