Dafina Zeqiri ishte prenotuar për të kënduar në Festën e Birrës në Korçë.
Por me të mësuar se mysafir nderi i festivalit ishte Goran Bregoviq, Dafina e ka tërhequr pjesëmarrjen.
Këtë gjë e ka konfirmuar vet ajo së fundmi përmes një postimi në InstaStory.
Aty citohet Zeqiri me të marrë vesh se Bregoviq do të ngjitej në skenë anuloi pjesëmarrjen e saj.
Dafina Zeqiri ka vënë edhe një emoji pranë postimit, në të cilin shkruhet “E anuluar”.
Ndërkohë një gjest të tillë e ka bërë edhe kolegu i saj, reperi i njohur shqiptar Capital T, i cili ishte prenotuar për të bërë hapjen e festivalit në natën e parë.
Përveç artistëve, tërheqjen nga ky festival i birrës po e bëjnë edhe bizneset.
“Birra Peja”, njoftoi se nuk do të ishte pjesë e partneritet të festivalit shkaku i ofendimit që iu është shkaktuar shqiptarëve të Kosovës me ftesën që i është Bregoviqit për të peformuar aty. /Telegrafi/
Lexo edhe:
Organizohet protestë në Korçë kundër performancës së Bregoviqit