“Daily Mail” fton britanikët të “pushtojnë” Dhërmiun: Perla e fshehur e Evropës…

Një çift udhëtarësh kanë zbuluar një parajsë të fshehtë, të krahasueshme me Balin, me vendpushime luksoze.

“Daily Mail”, Dhërmiun e ka quajtur perla e fshehur e Evropës.

Shumë vizitorë evropianë po vërshojnë në plazhet e mbushura me turistë të Greqisë dhe Italisë. Të tjerë kanë rezervuar një udhëtim në qytetin spektakolar, i cili është cilësuar si një nga sekretet më të ruajtura të kontinentit.

Aventurierët po shkojnë drejt perlës së fshehur të ëndërruar si, Bali. Dhërmiu ofron plazhe të kristalta të pastra, peizazhe mahnitëse, bare, hotele dhe restorante luksoze.

Blogerët e udhëtimeve Scott dhe Sal nga Britania e Madhe, dokumentuan qëndrimin e tyre në Dhërmi. E konsideruan të nënvlerësuar ndërsa e quajtën ”Balin evropian”.

Dhërmiu është pak më shumë se tri orë me makinë në jug të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe ka pesë kilometra vijë bregdetare mahnitëse të mbushur me bare plazhi dhe resorte të jashtëzakonshme.

Ndodhen dy seksione, gjysma e sipërme, ku shtrihet qyteti i vjetër i çuditshëm, ndërsa gjysma e poshtme është vendi ku ndodhet plazhi, restorantet dhe hotelet.

Ndërsa temperaturat kanë filluar të bien në Australi, Shqipëria po hyn tashmë në muajt e saj të verës duke e bërë atë një destinacion perfekt për t’u larguar nga i ftohti dimëror.

“Kjo është kaq e bukur. Shqipëria është perla e fshehur e Evropës”, shkruan një shikues./a2news

ObserverKult


Theth

Lexo edhe:

TURIZMI NË THETH, ÇDO KULLË NJË BUJTINË

Para pesë vitesh kemi shkruar “Të gjitha rrugët të çojnë në Alpe” dhe Thethi është njëra nga ato. Përndryshe një realitet krejtësisht tjetër nga i djeshmi, qytezë turistike alpine në formim, me rreth 90 hotele, vila, guest hous – e, bujtina, ku në të tilla qenë kthyer së pari kullat e banorëve.

Nga Ndue Dedaj

Ato mbajnë emërtimet e zonës: “Jezerca”, “Thethi”, “Berishta”, “Harusha”, “Tërthorja”, “Perla e Alpeve”, “Çarku”, “Polia”, “Dreni”, “Kroni i Micanit”, “Gurra”, “Shpella” etj. “Shtëpi e çifteli” ka qenë një fjalë e urtë në këto male. Në njëfarë mënyre, kjo tregonte se kënga ishte e para. Kurse sot mund të thuhet “shtëpi e bujtinë”, që do të thotë se i pari është biznesi i turizmit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult