Dalin detaje të reja nga tragjedia në filmin ‘Rust’

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen aksidentale të kineastes Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”.

Plumbi që Alec Baldwin gjuajti, mund të ketë qenë një plumb i bërë vetë, me dorë, që një blindues i New Mexico e furnizoi nga një film i mëparshëm. Në të cilin film municioni i improvizuar përdorej për të trajnuar aktorët në poligon, thuhet në dokumentet gjyqësore të dorëzuara, transmeton ‘lapsi.al’.

Detektivët po hetojnë nëse Seth Kenny, një veteran 51-vjeçar i Hollivudit, i cili supozohej t’i siguronte filmit plumba fals, mund të ketë dërguar plumba të ricikluar nga një grup i mëparshëm, sipas një deklarate të paraqitur nga Zyra e Sherifit të Qarkut Sante Fe.

Hetuesit atje vazhdojnë të hetojnë vdekjen e Hutchins dhe nuk kanë ngritur ende ndonjë akuzë penale.

Hetuesit e New Mexico kanë leje për të kontrolluar biznesin e Kenny PDQ Arm & Prop, LLC, një dyqan municionesh në një qendër tregtare Albuquerque, për të përcaktuar nëse plumbi që vrau Hutchins përputhet me ndonjë që Kenny ka në magazinë, sipas Los Angeles Times.

Urdhri thotë se Kenny kontaktoi autoritetet në fund të muajit të kaluar dhe u tha atyre se plumbat e vërtetë në set mund të kenë qenë plumbat e bërë me dorë që ai mori vite më parë nga një mik, i cili gjithashtu ishte babai i përgjegjëses fillestare të armëve të filmit “Rust”, Hannah Gutierrez Reed.

———————————————

LEXO EDHE: U NDA NGA JETA NË SHESHXHIRIMI TË FILMIT ‘RUST’: KËTO ISHIN FJALËT E FUNDIT TË DREJTORESHËS SË FOTOGRAFISË

Kameramania e filmit mbeti e vdekur në sheshxhirimin e filmit “Rust”, dhe kjo mundej plotësisht të parandalohej dhe këtë gjë e kanë thënë vet punuesit e armëve.

Një grup që ka përgjegjësi për armë në sheshxhirim kanë thënë se zgjedhja e ekipit për të realizuar këtë film, e sidomos 24-vjeçarja që nuk kishte kontrolluar armën me të cilën mbeti e vdekur kameramanja dhe u plagos regjisori, janë “fajtor”.

I gjithë ky reagim vjen, pasi sherifi i Santa Fe, Adan Mendoza, tha se rreth 500 fishekë u gjetën gjatë kërkimit në vendin e ngjarjes…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU