Dalin pamjet e momentit kur zjarrvënësi që i vuri flakën “Sarajeve të Toptanëve” largohet me vrap (Video)

Në mesnatë godina e “Sarajeve” në qendër të Tiranës është përfshirë nga zjarri. Ende nuk dihet shkaku i kësaj zjarrvënie, por dyshohet e qëllimshme. Zjarrvënësin e panë klientët e një lokali aty pranë teksa iku me vrap.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Veliaj ka dhënë disa detaje të rëndësishme si ndodhi ngjarja. Veliaj bën me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe kamerat e sigurisë kanë kapur autorin. Kryebashkiaku ka bërë me dije se Policia e Shtetit po punon për ta vënë atë në pranga.

“Mbrëmë në orën 23h 49 Policia Bashkiake pranë AMK – po, ata që sulmonte Presidenti – kanë njoftuar sallën operative për zjarrvënie pranë Monumentit të Kulturës njohur gjerësisht si Sarajet. Në pak minuta zjarrfikësit e Tiranës kanë shuar zjarrin e qëllimtë në 2 vatra. Në dallim nga shumë objekte për të cilat bëhet zhurmë pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te TK, objekti Sarajet ËSHTË monument kulture. Dje, nën stilin e Shkollës Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme që pronarët të ndalojnë shpronësimin. Në mesnatë bisedova me KM  @ediramaal  i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet si një nga aktet e para të qeverise së re. Ta harrojnë që aty do ketë ndërtim, e ta harrojnë që aty do ketë zjarr gjer sa te behet shpronësimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje! Ngjarjet do rrjedhin si me poshtë: Shpronësim për 18 pronaret (jo të gjithë janë politikane piromanë) Shpallje Muze si ish Legata e Parë Amerikane në Tiranë dhe monument kulture, Rikonstruksion dhe hapje për publikun. Mirënjohje zjarrfiksëve & policisë për mbrëmë!”, shkruan Veliaj.

LEXO EDHE: Zjarri tek “Sarajet e Toptanëve”, reagon Policia e Tiranës- flet edhe Veliaj