“Dallëndyshja u kthye”, poezinë e Luigj Gurakuqit e lexon Leka Sefla

Poezi e Luigj Gurakuqit

Ti dallëndysh’s je porositun
Vendin t’and me shkue me t’ pa,
Nepër Shkodër me shetitun,
Mbi vorr t’prindvet për me qa,
N’shkoll’e n’ shpi nji her’ m’u ndalë,
Me miq t’ motshëm m’u përfalë.

Erdh njimend,e nepër Shkodër
Shum kërkoi tue fluturue,
Rrug’, livadhe, male e kodër,
Me kang’ t’vet na ka gazmue;
N’fush’të Rmajit asht ndalue
E mbi vorre ka vajtue.

Në prendver’ ktej porsa mrrini
Miqvet t’uej i u fal me shndet,
Nepër shkoll’ e kisha hini,
Me t’ a hjekë at kasavet,
E n’ shpi t’ vjetër ku ke le
Ka godit’ qerdhen e re.

Por kur kthej ,me t’than’ a dijti
Miqt,qytetin,pun’t si i la ?
Parasysh Shqipninë a t’qiti ?
A e harroi ndoj send belda ?
A t’kallxoi gjithshka kish pamun ?
Si mbi vorre kishte qamun ?

Po prej prindsh shndet a fjalë,
Nji bekim a t’a ka pru ?
Mbi rras’t’ tyne kur ashtë ndalë,
Nji tub’ lule a i a kish vu ?
T’zezat t’ona a t’ i kalxoi ?
Me kang’ t’ vet a t’ i diftoi ?

Mir’ po shoh se ke shum mall
Për me u gjet’ nji her’ n’Shqipni;
Ik pra e eja për të gjall
Me miq t’ u m’u knaq’, m’u ngi !
Eja vetë n’Rmaj m’ e pa,
Eja vetë n’Rmaj me qa !

ObserverKult

Luigj Gurakuqi

Lexo edhe:

POEZI NGA LUIGJ GURAKUQI: QËNDRESA

Me gusht shkon vapa e me djelmni kalojnë
Gjith prrallat e kohës s’re;
Si n’dimën bora dhenë, kryet na zbardhojnë
Vjetët e kujdeset ne…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU