Kur u ktheva
të nesërmen
në banesën tonë
me tri dritare që shohin nga plazhi i Venisit
Gjësendet e shpërndara gjithandej
Qindra duça cigaresh prej taketukeve të përmbysura
enë të thyera nga grindja jonë
një fotografi e plasaritur në lavaman
kitarja e saj e thyer e përmbysur në linoleum
Ajo nuk ishte aty
por një tip ishte aty
Ishte ulur në kauç
një shishe e burbonit në dysheme midis këmbëve të tij
“kush je ti,” thotë ai
“Paj-unë jetoj këtu,” i them unë
Shikoja rretherrotull
derisa ai tundte kokën
duke u përpjekur të vendosja se çfarë doja
ndonjë trofe për t’i përkujtuar gjashtë muajt
e ngatërresës së Ekipit SWAT
e pashë librin me tregimet e Carverit
në komodinë pranë spermicidit
E futa në xhep derisa shkoja të mirrja briskun e rrojës
dhe furçën e dhëmbëve nga banjoja
i thashë në derë “në rregull, krejt janë tuat, ua pafsh hairin”
“A ke ndonjë porosi për Randin”
Po, “them
“thuaj asaj se do të mungojë ajri hyjnor i oqeanit…
dhe shenjat e dhëmbëve të saj në dorën time”.
Përktheu: Fadil Bajraj