“Darka e fundit”, piktura që fsheh brenda vetes shumë mistere

Darka e fundit

Ashtu si shumë prej veprave të gjeniut Leonardo da Vinçi, ”Darka e fundit”, gjithashtu fsheh mistere ende të pazgjidhura.

Në atë që konsiderohet si piktura simbolike e Rilindjes italiane, personazhet nuk janë të identifikueshëm, por ka edhe detaje të pashpjegueshme dhe “shqetësuese“.

Përpara atij që zakonisht identifikohet si Pjetri, ka një krah sesa një thikë.

Problemi është se krahu është shumë i gjatë, për të qenë i apostullit me mjekër dhe përveç kësaj, është në një pozicion të çuditshëm.

Si ka mundësi që Leonardo, kaq i vëmendshëm në çdo detaj, të ketë bërë një gabim kaq të rëndë: një krah dyfish më i gjatë?

Ndoshta, krahu i përket një personazhi tjetër, i fshehur. Por, përveç Jezusit nuk do të kishte më 12, por 13… Historianët mendojnë se krahu i pranishëm në ”Darkën e fundit” u projektua vetëm më vonë nga një restaurues dhe se fillimisht, dora ishte e lidhur me trupin e Judës.

Një hipotezë tjetër është se krahu nuk është askush tjetër veçse djalli që lejoi korrupsionin e njërit prej apostujve dhe për këtë arsye, shfaqet i përfaqësuar nga një thikë./konica.al

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

NGA DA VINÇI TE DALI, EMRA TË MËDHENJ TË PIKTURËS “RIJETËSOHEN” NË PIROGRAFI

Leonardo Da Vinçi, Salvador Dali, Cloude Monet, Sandro Botticelli, Frida Khalo, Pablo Picaso, Van Gogh e të tjerë emra të mëdhenj të pikturës “rijetësohen” në pirografi, por në formën e tyre përfundimtare pas vdekjes. Një ekspozitë të tillë sa të veçantë, por edhe disi e frikshme ka guxuar ta realizojë një 22-vjeçar nga Pogradeci. Ai është mjaft i talentuar në pirografi.

22-vjeçari thotë se ekspozita erdhi si frymëzim nga piktori Salvador Dali. Ai atë e solli të parin në këtë format dhe më pas krijoi të gjithë personazhet. Edhe pse kishte pikëpyetje se si do të pritej, ekspozita ka tërhequr vëmendje të madhe.

Ekspozita e parë e këtij formati në Shqipëri qëndroi e…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult