Dashamir Malo: Far

Kur furi e jetës vrullshëm më përplas
detit plot me dallgë e shi kahmos
falë dritës tënde krejt bujare
shpresa dhe vullneti nuk mu sos.

Dhe kur ajo trumë gaz që pata pari
davaritet çastit si të ish një re
shpresëthyer me vështrim drejt teje
ia dal mbanë të shkel në stere.

Terratisen ditët e trazuara
mbi trazimin ti qëndron mitiku far
që të mos humb fillin prapë labirintit
veç me ty përmallshëm jap e marr.