
Krakëllijnë korbat, korbat krakëllijnë,
Qiellit të irnosur tufa venë e vinë.
Ç’gjuhë flasin vallë, ç’kumte parathonë,
Këtë mot trazuar në katundin tonë?!…
Ti që prapë i ndeze gjuhët e një flake,
Ruhu mos të zërë nëma e një plake.
Nëma e një plake mbetur kallogre,
Që kur hiqej zvarrë kurrë s’e vure re.
Ikur bij e bija, mbetur pas shkreti,
Enden s’dihet ku, (s’)kthehen kushedi.
17 Dhjetor 2012
ObserverKult
Lexo edhe:






