Pashë një grua që dridhte cigare…

gratë monica belluci malena observerkult

Nga Dashnor Kokonozi


Qe kthyer ca anash dhe e rrotullonte me shumë vemëndje midis gishtave të saj të hollë. Edhe pak me ndrojtje, m’u duk.
Ishte verë dhe po prisnim në një stacion treni të hapur, mes një fushe. Ndihej era e barit të sapo korrur.

Më pa që unë e pashë. U kthye përsëri duke buzëqeshur dhe e lagu me majën e gjuhês, duke e kaluar me mjaft finesê paralel me vijën e buzëve të saj. E rrotulloi plot hijeshi midis gishtave, u sigurua se ishte ajo forma që kêrkonte dhe së fundi ma tregoi mua.
Si të isha kontrollor cilësie!

Nxora menjëherë një çakmak (që e rrotulloj gjithnjë në xhep si antistresues, edhe pse nuk tymos prej vitesh) dhe nxitova t’ia ndez.
E thithi thellë dhe më pyeti nëse doja ta dridhja edhe unë një.

E falënderova dhe u ktheva në vendin tim. Në të vërtetë desha të rri e bisedoj me të, por u largova. Pata frikë se mos tundohem dhe marr e dredh edhe unë një. Do tê ishte katastrofë!
Nuk e di pse m’u kujtua.

Gjithnjë dua t’u gjej kuptim gjërave që nuk më shqiten mendjeje. Se e ndjej që ka një.
Natyrisht, ishte feminiliteti, delikatesa e veçantë femërore në të cilën ajo e kishte përkthyer atë gjest të rëndomtë prej burri. Por kjo ishte veç forma. Kam frikë se brenda atyre lëvizjeve të hirshme mund të kuptoje se ka njëmijë mënyra për të bërë e thënë diçka! Cilado qoftë ajo.
Edhe kur ka nikotinë brenda!!

ObserverKult


Lexo edhe:

DASHNOR KOKONOZI: ATË QË MË KË BËRË TI, NUK MA KA BËRË KUSH!