Këto ditë ka dalë nga shtypi libri “Dashuri në kohë Koronavirusi“ nga autorja Ambra Hysa dhe Shtëpia botuese ERIK.
Libri është sa artistik aq edhe real. I konceptuar si një mozaik me pjesë ditari, letra dashurie, kujtime dhe shënime… bënë që secili nga ne ta gjejë vetveten, në jetën që po jetohet po që edhe dhimbshmëm po humbet,.
“Tronditës, i dhimbshëm, po aq sa edhe artistik. “Dashuri në kohë Koronavirusi” është bazuar dhe frymëzuar në histori të vërtetë.
Në këtë dramë me përmasa tragjike, autorja Ambra Hysa, shfaqet si ‘‘dëshmitare okulare’’, si bashkëjetuese, me një gjuhë të drejtpërdrejtë, e të sinqertë, me kolorit të pasur e me ndonjë dialektizëm, që më tepër i jep lezet se sa që e rëndon, vijëzon me lot copëza jete të viktimave të pafajshme, bën homazh dhe nderim të thellë për mjekët ”Gardianët e Jetës”, bëhet “zemra dhe dora e ngrohtë mbi plagë”, dhuron lule për fitimtarët!
Ky libër përcjell mesazhe të bukura shprese e besimi, se “do t’ia dalim”, vë në epiqendër dashurinë si çelësi i mirëkuptimit dhe i paqes, si gjeneratori i transformimit pozitiv të mendësisë dhe jetës së individit dhe shoqërisë.
U shkrua, në mes të Luftës, dhimbjes, frikës nga e panjohura dhe humnerës shpirtërore e cila la gjurmë dhe ndryshoi përgjithmonë, mënyrën e jetës së njerëzimit. Duke zbuluar edhe një herë, se Dashuria do të na shërojë dhe se, në të gjitha kohërat, vetëm ajo është përgjigjia”, shkruan në parathënien e librit, Dëshira Jazexhiu.
Librin, mund ta gjeni duke kontaktuar shtëpinë botuese Erik, në disa librari të Tiranës dhe në librarinë “Ora e Shkodres” , në Shkodër./ObserverKult