Lidhja e dashurisë mes Kiki de Montparnasse dhe Man Ray ishte në “epiqendër të dadaizmit”. Muza frymëzoi artistin e madh, ne lidhjen që zgjati gjashtë vjet.
Mbretëresha e Montparnasse, emri artit i së cilës ishte Kiki, në fakt quhej Alice Prin ( Châtillon-sur-Siene, 2 tetor 1901- Paris, 29 prill 1953).
Ajo ishte modele franceze dhe një prej grave më të bukura të Parisit në vitet ’20. Pas shumë furtunave në lidhjet e saj dashurore, duket se vetëm njëra prej tyre do të kishte fatin të ndryshonte historinë e modernizmit bohèm; marrëdhënia që pati me Man Ray ( Filadelfia, 27 gusht 1890- Paris, 18 nëntor 1976) e cila e ktheu në muzën e tij erotike.
Ernest Hemingway, në autobiografinë që i kushtoi shkruante : ” Kiki ishte mbretëresha e Montparnasse më shumë se Mbretëresha Viktoria ishte e epokës viktoriane.”
E bukur dhe shumë e përgojuar, modelja e Parisit ishte më e admiruara në Reine përgjatë netëve mondane që zhilloheshin në Paris prej ku kishte pasur dhe një lidhje me piktorin japonez Foujita. Ajo u kthye në muzën e muzave për Ray-in pasi e sheh portretin e saj në pikturën e Modiglianit.
Një prej veprave më provokuese të së famshmes Kiki është ” Violon D’ingres” që skandalizoi Parisin dhe më tej ku artisti Ray, mbivendos në trupin e zhveshur të saj shenjat e violinçelës. Kështu instrumenti muzikës qasej përmes gruas duke u larguar nga idealizmat e klasikes.
Për herë të parë Man dhe Kiki u takuan në kafenenë më të famshme parisiene të viteve XX “La rotonde”.
Për ironi, ishte i njëjti vend ku artisti Moise Kisling duke drejtuar gishtin drejt saj, kishte bërtitur: “Këtu është kurva e re e Montmartre”.
Ray kish mbetur i befasuar nga kjo grua, liria e së cilës ishte aq provokative dhe aq në prag skandali.
Në vitin 1921, artisti i sapoardhur nga Amerika do e shquante menjëherë në kafene dhe Kiki do të pranonte ta takonte. Si zakonisht ishte ulur e shkujdesur dhe po protestonte ndaj kamerierit i cili duke dyshuar në respektin e munguar ndaj saj, po refuzonte të dëgjonte: ” Ai nuk dëshiron të na shërbejë sepse mendon se jemi dy kurva?”
I goditur menjëherë nga ndjeshmëria e saj, hyri drejt e në temë duke i propozuar të pozonte për të. Kiki kishte frikë.
I druhej difekteve të saj fizike që mund të dilnin në pah nga kamera, por Ray arriti ta bindë aq shumë sa ajo iu bashkua në hotelin ku qëndronte.
Bënë sakaq dashuri. Ajo pasdite nuk pati as edhe një shkrepje.
Marrëdhënia zgjati gjashtë vjet dhe Man Ray u bë një nga protagonistët më të mëdhenj të Dadaizmit duke e portretizuar në qindra foto.
Kiki përveçse modele ishe edhe aktore, e ndonjëherë kërcente dhe “can-can” tek Jockey duke mos mbathur të brendhshme në shfaqjet e mbrëmjeve erotike e duke inatosur shumë fotografin e madh amerikan.
Herë të tjera në gjendje të dehur këndonte duke improvizuar këngë të dyshimta dhe çuditshme. Ray, shkallonte.
Gjithmonë në rolin e dashnorit xheloz, gjendej në atë klub thuajse çdo natë për t’u zënë me të. Shpesh shuplakat nuk mungonin dhe kërcimtarja nuk hezitonte t’i kundërvihej me shqelma.
Lot, dashuri dhe rrahje shënjoi kjo histori pasioni që tronditi përgjithmonë Parisin e Belle Époque.
ObserverKult
Lexo edhe:
11 ÇIFTE QË VËRTETOJNË SE KA DASHURI TË PËRJETSHME
A ka dashuri të përjetshme?
Ka me mijëra histori dashurie. Pra, dashuri që kanë frymëzuar njerëzimin. Këto rrëfime u kanë mbijetuar luftërave.
Pastaj të ‘zive të bukës’. Për të vazhduar më tutje tek zjarret dhe katastrofat natyrore.
Pse këto histori ishin aq të rëndësishme, sa të rrezikohej gjithçka për dashurinë?
Duhet të ketë diçka në këto histori. Shumë prej tyre nuk kanë qenë gjithmonë vetëm marrëdhënie romantike dashurore.
Ato kishin të bënin me dashurinë. Pra, pavarësisht gjinisë, etnisë apo prejardhjes.
Ja 11 çifte që vërtetojnë se dashuria mund të zgjasë përgjithmonë:
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult