“Djemtë e liqenit”, dashuria e humbur që frymëzoi hitin e famshëm të viteve ’80…

djemte e liqenit

“Djemtë e liqenit” janë një grup këngëtarësh shqiptarë, të cilët jepnin koncerte tek liqeni artificial dhe më pas në shumë vende të tjera të Shqipërisë.

Ata ishin disa djem të rinj me ëndrra, të cilët me etjen e tyre për të qenë të lirë, krijuan muzikën që do të mbahej mend gjatë nga brezat e nostalgjikëve.

Kohë më parë i ftuar në emisionin ” Rreze Dielli’’ në Report Tv, anëtari i grupit Adhurim Demiri, tregoi dhe njëherë me nostalgji për kohërat e arta kur këndonin për dashurinë, në oazin e paqes që gjetën në kodrat e liqenit.

“Njëfarë kohe u bë si modë, dilnin njerëzit , me idenë se janë çunat atje lart. Diku këndonte Sandri me Norin, diku këndoja unë, diku këndonte një grup tjetër, por që njerëzit grumbulloheshin, bëheshin grup kastile, një rreth i madh. Në atë kohë dhe këndonim, bënim dhe rebelin, dhe protestonim kundër sistemit ato këngët tona që ishin këngë të verdha se ashtu ishte sistemi asaj kohe.

Ju këndonit për dashurinë apo jo?

Për dashurinë ka qenë shumica e këngëve por në atë kohë nga policia ishin të ndaluara, këngët ‘Anxhela’ , ‘Medaljoni’ disa këngë të Ilir Ibrahimit, ishin të ndaluara vinte policia me vrap.Dhe na kanë rrahur dhe i kemi sharë, pastaj në kohën që erdhi demokracia ne u futëm në skenë, secili bëri grupin e vet, ne u bëmë ‘Gupi X’ pastaj ishte Elton Deda, Makashi, ishte grupi shok ….dhe pastaj hymë në skenë dhe vazhduam rrugëtimin tonë.

Pse liqeni, pse pikërisht atje?

Ishte i  vetmi auditor ku ne gjenim veten, ku të këndonim? Ishte skena natyrale e jona, askush nuk ta hapte derën e radios dhe televizionit në atë kohë.

Çfarë e bënte të veçantë muzikën në atë kohë?

Ndoshta fjalët e teksteve kanë qenë më të sinqerta, ndoshta muzika ka qenë më e thjeshtë.

Ai tregoi edhe për këngën e tij të famshme ‘’ Kthimin nuk ta fal’’ si pjesë e jetës së tij personale, historia e tij e dashurisë e cila e frymëzoi të shkruante këtë hit:

“E vetmja gjë që njeriu nuk duhet t’i trembet është e vërteta ose e shkuara. Dhe teksti është origjinal, e kam histori private…Një portret në dhomën time që unë e hoqa pasi u ndamë, e shkula dhe ngeli ai konturi pluhurit, dhe më lindi ideja të bëja tekstin ‘’ u shpreh ai.

Adhurim Demiri në këtë intervistë nostalgji, me projektin e tij të fundit na ktheu pas në kohë me  ‘’ Mall Bulevardi’’ për muzikën dhe rininë e viteve 80-90. Kënga mori mijëra klikime në youtube, duke e rithyer atë sërish në tregun muzikor shqiptar.

‘’ Në maj kam ndërmend të ulem të bëjë një album të ri që do ta titulloj ‘’ Mall Bulevardi’’ mund t’i rithehem një The Best, do bëj një ose dy këngë të mijat të vjetra, t’i rikuperojë. Dhe koncerti që kam ndërmend të bëjë vitin tjetër nga pranvera’’ u shpreh ai për projektet që do të ndërmarr së shpejti./Shqiptarja.com

ObserverKult

Lexo edhe:


FREDE
RIK RRESHPJA: UDHA E LIQENIT