ObserverKult ua sjell disa thënie të poetit spanjoll, Miguel de Unamuno:
Të ekzistosh është të veprosh.
Dashuria është dhimbje, dhe sa më shumë duam aq më shumë vuajmë.
Ndërgjegja është sëmundje.
Kush udhëton shumë, nuk kërkon vende të reja, por kërkon të largohet prej vendeve të vjetra.
Njeriu jeton me arsyetime e mbijeton me ëndrra.
Kujtimet e ëndrrat për dashurinë, nuk sjellin dhimbje, aq sa realiteti që s’i ikën dot.
Përvoja është një çadër e disponueshme atëherë kur shiu ka pushuar.
Çfarë është bota reale, përveçse ëndrra që ëndërrojmë të gjithë, një ëndërr e përbashkët.
ObserverKult
——————————-
LEXO EDHE: